Xhelatinat janë padyshim një nga ‘snacks’ e preferuara të fëmijëve dhe jo vetëm. Versionet që blejmë në supermarkete janë të mbushura me sheqerna të tepërta dhe plot esenca e ngjyrues.

Pse të mos jemi kreativ dhe ti përgatisim ato në kushte shtëpie? Receta është aq e thjeshtë sa dhe ju vetë do të habiteni. Do të ishte një mundësi tejet e mirë që ti përfshini fëmijët në proçesin e gatimit dhe të kaloni kohë produktive me ta. Jo vetëm që ata do të argëtohen gjatë kohës së përgatitjes, por do të jetë emocionuese pritja deri sa xhelatinat të mpiksen. Për të mos folur për momentin e shumëpritur të heqjes nga format dhe të shijimit.

Receta është lehtësisht e aplikueshme dhe për shije të tjera.

  • 3 fletë xhelatinë janë të barabarta me 2 lugë gjelle xhelatinë pluhur. Prandaj nëse jeni duke përdorur formën e pluhurit, kjo është masa që duhet të përdorni.
  • Mund të përdorni forma të ndryshme silikoni ose kauçuku. Në rast se nuk keni as njërën e as tjetrën, mos u shqetësoni. Mund ta vendosni masën tuaj në një tepsi dhe pas mpiksjes, ta prini në forma e madhësi sipas dëshirës.

Healthy Jelly 2 Healthy Jelly 3 Healthy Jelly 4

Proçedura:

 

Vendosni fletët e xhelatinës në një enë me ujë të ftohtë dhe lëreni mënjanë deri sa ato të zbuten.

Lëngun e freskët të shegës mund ta përgatisni lehtësisht në shtëpi dhe nëse nuk keni pajisjen e posaçme për shegën. Mjafton të vendosni kokrrat e pastruara të shegës në një qese plastike me zinxhir. Kujdesuni që brenda të mos ketë ajër. Shtypni lehtë me gishta duke mundësuar kështu lëngun (ky hap është ideal në angazhimin e fëmijëve tuaj).

Peshoni lëngun e shegës dhe vendoseni së bashku me mjaltin dhe xhelatinën e zbutur në një tenxhere të vogël.

Në zjarr mesatar ngrohni masën deri sa xhelatina të jetë tretur plotësisht.

Derdheni masën tuaj në format e silikonit/kauçukut ose në një tepsi dhe prisni 20-30 minuta deri sa masa te mpikset.

Pasi të siguroheni që masa është mpiksur plotësisht, me kujdes nxirrni xhelatinën nga format.

Healthy Jelly 6 Healthy Jelly 7 Healthy Jelly 8 Healthy Jelly 9 Healthy Jelly 10

 

 

Fotografitë nga Eranda Janku