Duke qenë se festat e fundvitit na sjellin më pranë njëri tjetrit doja të ndaja me ju një recete të veçantë alkoolike e cila është lehtësisht e bëshme në kushtet e shtëpisë.

Vodka Çokollatë është një nga produktet më të veçanta që kompania Wedel ofron. Prodhuar në mënyrë artizanale dhe shërbyer vetëm në Wedel Chocolate Lounge në Poloni, vendosa që këtë pije ta sjell më afër në shtëpitë tona.

Vetëm me pak përbërës të thjeshtë dhe lehtësisht të gjindshëm në dyqanet tona, kjo pije mund t’ju kthejë në personazhin më të përfolur të mbrëmjes!

 

Përbërësit : 

150 gram çokollatë e zezë Wedel

600 ml Vodka

shtesë sipas dëshirës : shkop vanilje, shkop kanelle, 15 ml kafe ekspres

*një shishe ose kavanoz qelqi i sterilizuar

 

Metoda :

Thyeni çokollatën Wedel në copëza të vogla dhe shkrijeni atë në banjo-mari (sigurohuni që uji i nxehtë të mos e prekë fundin e tasit)

Sapo çokollata të jetë shkrirë plotësisht hiqeni enën nga nxehtësia dhe shtoni vodkën

Përzieni mirë me një rrahëse dore duke u siguruar që cokollata të jetë njëtrajtësuar me vodkën

Shtoni përbërësin e tretë (sipas dëshirës nëse doni të përdorni) dhe më pas kalojeni masën në një shishe ose kavanoz qelqi të sterilizuar më parë

Ruajeni në akull dhe tundeni shishen herë pas here

Kjo pije mund të konsumohet siç është ose të përdoret në koktejle të ndryshme

Processed with VSCO with se3 preset

Processed with VSCO with se3 preset

Processed with VSCO with se3 preset

Processed with VSCO with se3 preset

 

 Fotografitë nga Eranda Janku