Veza e rrahur është një nga ato receta që më kujton fëmijërinë. Kur isha e vogël e gatuanim shpesh për mëngjes e më dukej vetja e madhe, pasi asistoja në përgatitje. Pjesa më argëtuese ishte kur duhej të provonim nëse veza ishte rrahur sa duhet apo jo. Kjo ishte lehtësisht e vërtetueshme, mjaftonte të ma vendosnin pjatën me vezën e rrahur përmbys sipër kokës e nëse nuk më binte apo lëvizte atëherë veza ishte gati. Duke qenë se loja ishte e përfshirë, mund të them që ky mëngjes ishte një nga të preferuarit e mi.

Përbërësit dhe proçedura janë mjaft të thjeshta, prandaj vendosa që këtë artikull të mos e paraqes në mënyrën tradicionale. Mjafton të keni një vezë e pak sheqer dhe çdo gjë do të jetë gati në pak minuta kohë. Ndani të bardhën e vezën nga e verdha dhe rriheni atë deri në maja të forta (ose kur të ngrini pirunin të mos lëvizë). Shtoni të verdhën e vezës dhe një ose një lugë e gjysmë gjelle sheqer. Rriheni sërish deri sa sheqeri të jetë tretur dhe shijojeni siç është ose me bukë.

Thjeshtë, pak e saktë!

Veze e Rrahur 2 Veze e Rrahur 3

 

Fotografitë nga Eranda Janku