Kjo tortë dykatëshe me çokollatë të zezë dhe fruta pylli është një nga më të suksesshmet e Kikiliciouss. Eshtë një nga tortat më të kërkuara për porosi, dhe për këtë na vjen mirë.

Na vjen keq nga ana tjetër, që postimi i recetës vonoi kaq shumë, por siç thonë më mirë vonë se kurrë.

Me këtë recetë kemi mposhtur mendjet skeptike që nuk dëshirojnë tortë me çokollatë të zezë, sepse sipas tyre është e hidhët dhe jo e shijshme.

 

  • Nëse nuk dëshironi të përdorni kafe, përdorni ujë.
  • Ju rekomandoj të përdorni brandin tuaj të preferuar të çokollatës së zezë, pasi shija e saj është dominuese.
  • Për dekor përdorni fruta të ndryshme pylli duke qenë se shkojnë më së miri me shijen e çokollatës.
  • Tavat që jam duke përdorur në këtë episod kanë një diametër prej 17cm. Nëse doni të përgatisni një tortë më të madhe (28cm-standarte), dyfishoni masën. Ndërkohë që nëse dëshironi që këtë tortë ta përgatisni me 3 dhe jo 2 kate, atëherë shtoni 1/2 e masës së treguar.

Double Chocolate Cake 2 Double Chocolate Cake 3 Double Chocolate Cake 4 Double Chocolate Cake 5 Double Chocolate Cake 6 Double Chocolate Cake 7 Double Chocolate Cake 8

Proçedura:

 

Ndizni furrën në temperaturë 176°C.

Në një tas të madh vendosni të dy llojet e sheqerit, vezët, kafen ose ujin, vajin, dhallën dhe përzieni.

Shtoni të gjithë përbërësit e tjerë dhe përzieni deri sa të keni një masë homogjene.

Ndajeni brumin tuaj në 2 tepsia 17 cm.

Piqini kekët deri në pjekje të plotë (kur të ngulni një kunjë dhëmbësh të dalë e pastër).

Lërini kekët të ftohen plotësisht në temperaturë dhome.

Në një tenxhere mesatare kaloni ajkën e ëmbël në një vlim të lehtë (sapo të shihni flluksat e para në anë, fikni zjarrin).

Shtoni çokollatën e copëtuar më parë dhe gjalpin jo të kripur.

Lëreni pak sekonda të zbutet në ajkën e nxehtë dhe më pas me spatul silikoni përzieni deri sa e gjithë masa të jetë homogjene.

Zhvendoseni kremin në një tas të pastër dhe lëreni masën të vaket.

Në momentin që masa do të jetë trashur, por jo plotësisht rriheni për pak sekonda me rrahësin tuaj elektrik, deri sa të keni një masë kremoze dhe të mëndafshtë.

Nëse kekët tuaj nuk do të jenë të rrafshët, por do kenë marrë majë gjatë pjekjes, me një thikë të mprehtë hiqni këto shtesa në mënyrë që bazat të jenë të niveluara.

Shtoni krem çokollate, vendosni kekun tjetër dhe më pas me një spatul pastiçerie nisni të mbuloni tortën me kremin e çokollatës; në anë si fillim dhe në fund sipër.

Lëreni tortën mënjanë në temperaturë dhome për 10-15 minuta.

Double Chocolate Cake 11 Double Chocolate Cake 12 Double Chocolate Cake 13 Double Chocolate Cake 14 Double Chocolate Cake 15 Double Chocolate Cake 16 Double Chocolate Cake 17

 

Fotografitë nga Eranda Janku