Duke qenë se Nëntori ishte një muaj shumë i suksesshëm i Kikiliciouss vendosa ta nis këtë muaj kaq të bukur sa Dhjetori me një tjetër recetë me bazë çokollatën Wedel. U gëzova pa masë teksa lexoja mesazhet tuaja mbi brownie-n dhe përshtypjet që kishit patur. Shpresoj që kjo recetë të jetë po aq popullore dhe pse jo dhe më tepër se e mëparshmja.

Doja të krijoja një recetë të ‘bon-boneve’ (truffles) me cokollatë pasi janë ideale për këtë periudhë të vitit; ku kemi mjaftueshëm kohë ti impenjohemi gatimit dhe pse jo të lëmë përshtypje të mirë tek të afërmit apo miqtë që mund të na vinë për vizitë.

Duke u larguar pak nga çokollata e zezë që unë kaq shumë e dua, vendosa që këto bon-bone (truffles) të kenë për bazë çokollatën Wedel me shije karameli. Kombinimi i të gjithë përbërësve sjell një shije fantastike e cila ju shkrihet lehtësisht në gojë për t’ju falë kënaqësi dhe ëmbëlsi.

  • Është e rëndësishme që çokollata në hapin e parë të shkrihet në banjo-mari dhe jo në mikrovalë, pasi mundesitë që të digjet janë të mëdha. Ju nuk do ta kuptoni ndoshta me shikimin e parë nëse çokollata është ‘djegur’ ose jo, por shija do të ndikojë produktin final.
  • Si veshje të bon-boneve (truffles) mund të përdorni bajame të kripura ose lajthi. Personalisht preferoj bajamet e kripura pasi kombinimi i ëmbël- i kripur është i preferuari im. Ndjehuni të lirë të përdorni cilin do që keni dëshirë.
  • Ju sugjeroj që topat të mos i bëni të mëdhenj pasi qëllimi i tyre nuk është t’ju ngopë por t’ju ëmbëlsojë. Është më mirë të konsumoni 2 të tillë se të lini një të kafshuar.

3-bonbone2 4-bonbone3 10-2as.jpg

Proçedura :

 

Copëtoni çokollatën Wedel dhe vendoseni në një enë që duron nxehtësi

Shkrijeni çokollatën në banjo-mari (që do të thotë të vendosni këtë enë që po përdorni mbi një tenxhere me ujë që zien, por uji nuk duhet të prekë bazën e enës)

Sapo çokollata të jetë shkrirë, shtoni ajkën dhe likerin dhe përzieni masën me një spatul

Kalojeni ‘brumin’ në një tas të vogël dhe lëreni në frigorifer për rreth 5-10 minuta, ose deri sa masa të jetë ftohur pak dhe ta ruajë formën, pra të mos ngjisë në dorë kur ta kapni (por të mos jetë ngurtësuar aq sa të mos ndahet në pjesë të vogla)

Duke përdorur një lugë të vogël akulloreje (1tsp, sa gjysma e lugës së akullores që përdoret për biskota) ose 2 lugë kafeje/çaji (në varësi të dëshirës) ndani masën dhe formoni topa duke i rrotulluar në duar

Më pas kalojini ato tek bajamet ose lajthitë e copëtuara

Pasi të keni mbaruar dhe me veshjen e tyre vendosini në një pjatë të sheshtë dhe lërini në frigorifer për rreth 15 minuta për tu fortësuar

7-bonbonep1 8-bonbonep2 9-bonbonep3

 

Fotografitë nga Eranda Janku