Po e nisim vitin e ri me një recetë të shpejtë, të shëndetshme dhe tejet të shijshme. Këto topa energjik janë ideal për t’ju mbushur stomakun e për ta nisur ditën plot energji pozitive. Lehtësisht të transportueshëm dhe një recetë që nuk ju lë kurrë në baltë.

Proçedura është shumë e thjeshtë dhe kërkon fare pak kohë për tu përgatitur.

  • Më duhet të cilësoj që për të sjellë në pah shijet ju sugjeroj që tërshërën, arrën e kokosit dhe farat e linit ti piqni në furrë.
  • Nëse nuk jeni fans i gjalpit të kikirikut mund ta zëvendësoni atë me çdo lloj gjalpi arror.
  • Çokollatën e zezë mund ta shtoni tek përbërësit e thatë të copëtuar ose ta shkrini bashkë me përbërësit e tjerë të lëngshëm duke sjellë kështu njëtrajtësimin e shijes së çokollatës. Unë personalisht preferoj ta shkrij.
  • Shkrirja e gjalpit të kikirikut dhe mjaltit bëhet sa për të humbur fortësinë e tyre dhe të jetë sa më i lehtë bashkimi i të gjithë përbërsve.

_mg_0264 _mg_0295 shqip

Proçedura :

 

Nëse doni të sillni shijet në pah : vendosni tërshërën, arrën e kokosit dhe farat e linit me një letër furre në tepsi biskotash dhe piqini përbërësit për 10-15 minuta në temperaturën 150°C duke i parë dhe përzier herë pas here.

Nëse mendoni se është në rregull dhe nëse nuk e bëni këtë hap atëherë në një tas përzieni përbërësit e lartpërmendur.

Në një tas tjetër i cili e duron nxehtësinë shkrini në banjo-mari ose mikrovalë gjalpin e kikirikut, kripën dhe çokollatën (nëse e dëshironi të shkrirë).

Shtoni mjaltin duke u siguruar që masa të jetë bashkuar dhe shkrirë (mos vazhdoni ta shkrini më shumë se ç’duhet sepse mund të digjet nga mjalti)

Vendosni masën e gjalpit të kikirikut tek përbërësit e thatë dhe me një spatul sigurohuni që masa të jetë përzier mirë.

Duke përdorur 1 lugë gjelle ose lugën e akullores me masë #50 (luga që shpërndajmë biskotat tek recetat e tjera) formoni brumin në topa.

Vendosini topat energjik në frigorifer deri sa të jenë mpiksur e më pas shërbejini.

Këto topa mund ta ruajnë formën e tyre dhe në temperaturë ambjenti kështu që mjafton ti lini për 10-15 minuta në frigorifer e më pas ti transportoni në një enë hermetike e ti mbani jashtë.

_mg_2400 _mg_2405 _mg_2407 _mg_2410 _mg_2416 _mg_2418 _mg_2421

 

Fotografitë nga Eranda Janku