Le ta pranojmë, askush nuk mund ti rezistojë topave të çokollatës. Kafshata të vogla të cilat ju ëmbëlsojnë ditën. Këshilla ime është kjo: përgatitini ditën që keni kohë të lirë dhe mbajini në frigorifer për t’i konsumuar përgjatë gjithë javës. Kështu do të kurseni kohë dhe shmangni nepsin.

  • Mund të përdorni qumësht kokosi me yndyrë të reduktuar ose të plotë.
  • Në këtë recetë unë kam përdorur Vecchia Romagna si përbërës alternativ dhe alkoolik për topat e mi të çokollatës. Por ju mund të shtoni çfarë pije dëshironi. Një zgjedhje interesante do ishte dhe Vodka me Cokollatë, recetën e së cilës e gjeni këtu.
  • Për mbulimin e topave unë kam përdorur pluhur kakaoje dhe arrë kokosi të grirë, por mos u limitoni nga këto zgjedhje personale. Vendoseni ju se me çfarë dëshironi t’i vishni këto kafshata.
  • Për ruajtjen e tyre në kushte sa më të mira vendosini në një enë hermetike dhe lërini në frigorifer.

7 8 2-1ws.jpg

Proçedura :

 

Copëtoni çokollatën e zezë Wedel.

Në një tenxhere shtoni qumështin e kokosit.

Nxeheni atë në flakë mesatare(nuk duhet të kalojë në vlim).

Fikni zjarrin, shtoni copëzat e çokollatës së zezë Wedel dhe lëreni në qetësi për 2-3 minuta.

Përzieni me një spatul të gjithë masën deri sa të jetë bërë njësh.

Nëse doni ta lini masën të gjithën ashtu siç është shtijeni në një enë të sheshtë dhe lëreni në frigorifer për t’u mpiksur.

Nëse doni të krijoni shije alternative atëherë shtoni likerin/uiskin (ose përbërës të tjerë sipas dëshirës) në një pjesë të saj dhe përsërisni hapin e mëparshëm.

Në varësi të trashësisë së brumit, lërini masat në frigorifer për +/- 2 orë, ose deri sa të ngulni një thikë në qendër të dalë pothuaj e pastër.

Në 2 tasa të ndryshëm shtini kakaon dhe arrën e kokosit (ose cdo përbërës që jeni duke përdorur për veshjen e topave).

Ndani brumin e çokollatës në masën e dëshiruar (me lugë ose lugë akulloreje) dhe rrotullojeni me duar në formë topi.

Kalojeni në tasin me kakao ose arrë kokosi për të veshur sipërfaqen e tij.

Këto topa mund t’i konsumoni direkt ose t’i lini në frigorifer për rreth një orë që të mpiksen.

Lërini për rreth 10 minuta jashtë para se t’i konsumoni nëse i keni patur topat në frigorifer.

3 4 5 6

 

 Fotografitë nga Eranda Janku