Duke u fokusuar tek recetat e ndryshme me shijet e stinës harrojmë ndonjëherë ato baziket që na duhen aq shumë, siç është në këtë rast receta bazë e krepave. Ju faleminderit që na mbani në korent.

Këtë recetë tashmë e përdor prej vitesh dhe jo vetëm që është shumë e thjeshtë, por nuk do t’ju lërë kurrë në baltë. Nëse jeni të zënë brumin mund ta përgatisni në darkë para se të flini dhe të nesërmen mund të përgatisni në pak minuta krepa të shijshëm dhe të freskët.

  • Kjo recete bën 8 krepa të mëdhenj.
  • Nëse doni ta transferoni në një tortë të thjeshtë dhe të shijshme mund të shtroni petët e bëra gati një nga një në një pjatë ëmbëlsirash dhe në mes të secilës prej tyre të shtoni kremra të ndryshëm, fruta etj.
  • Unë kam përdorur krem pasticerie, recetën e së cilës mund ta merrni KËTU.

Crepes Recipe 2 Crepes Recipe 3

Processed with VSCO with a6 preset

Crepes Recipe 5 Crepes Recipe 6

Proçedura:

 

Vendosni vezët në një tas mesatar dhe rrihini lehtë.

Shtoni qumështin, sheqerin, kripën dhe përzieni.

Sitni miellin duke e përzier ndërkohë masën.

*Nëse dhe pas këtij hapi keni topa mielli të pa përzier mirë në masë, atëherë sitni të gjithë masën në një tas tjetër duke u siguruar që dhe mielli i mbetur në sitë të kalojë e të homogjenizohet.

Mbështilleni tasin me letër transparente dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta të mpihet.

Pas 30 minutash përzieni masën lehtë me një spatul.

Gatuajini krepat në zjarr të butë.

Lyeni tiganin me një furçë silikoni me gjalp të shkirë jo të kripur (në varësi të llojit të tiganit shihni dhe sasinë).

Në varësi të madhësisë së tiganit, shpërndani masën në tigan me një garuzhde.

Sigurohuni që masa të jetë e njëtrajtshme dhe e hollë.

Crepes Recipe 8 Crepes Recipe 9 Crepes Recipe 10

 

Fotografitë nga Eranda Janku