Falë një prej lexueseve të rregullta të Kikiliciouss u kujtova që ende nuk kisha postuar recetën time të pudingut me çokollatë. Kjo është një recetë ndryshe nga ato klasiket ku përdoret qumësht, çokollatë, niseshte etj.
Ky puding nuk kërkon gatim, mjafton të keni një blender ose grirës ushqimor dhe do ta keni gati në pak sekonda. Baza e tij në këtë rast është avokado, një përbërës që e bën atë jo vetëm shumë të shëndetshëm, por kremoz dhe i jep një pamje me shkëqim. Gjithashtu duhet përmendur që kjo recetë është pa gluten dhe vegan në rast të përdorimit të një qumështi alternativ.

  • Avokadon peshojeni pasi t’ia keni hequr lëkurën dhe bërthamën.
  • Në këtë recetë mund të përdorni qumësht të thjeshtë ose bajamesh, kokosi, tërshëre, soje etj. Është totalisht në dorën tuaj. Gramatura e shënuar në foto ju jep një produkt mjaft kompakt dhe të trashë falë shijeve të mia personale, por mos hezitoni të shtoni sasinë e qumështit në rast se e dëshironi më të hollë në përbërje pudingun.
  • Shurupin e panjes mund ta zëvendësoni me mjalt. Sasia e ëmbëlsuesit mund të shtohet në rast se e doni më të ëmbël.
  • Shoqerohet më së miri me fruta pylli e ekzotike.

2-ACP1 3-ACP2 4-ACP3 shqip1

Proçedura:

 

Vendosini të gjithë përbërësit në grirës ushqimor dhe bluajeni masën deri sa të jetë njëtrajtësuar.

7-ACP-P1

 

 Fotografitë nga Eranda Janku