Kjo është pa diskutim receta më e kërkuar në Kikiliciouss, dhe më në fund po vjen me detajet e nevojshme në këtë artikull. Popullariteti i ketyre petullave vjen nga teknika e mamit, përkatësisht mënyra si e bën shtrydhjen e brumit para se ta vendosë në tiganin e skuqjes.

Kjo recetë e mamit, e famshme tani më, petulla të thjeshta shtëpie, nuk ka qënë dhe aq e lehtë deri sa ta sillnim tek ju. Kjo sepse shpesh mamatë përdorin “syrin” si peshore dhe bëhet e vështirë për lexuesin të kuptojë recetën, masën dhe teksturën e brumit.

Por këto petulla janë lehtësisht të përgatitshme në shtëpi dhe ndryshe nga recetat e tjera nuk kërkojnë shumë përbërës apo kohë që brumi të vijë/fryhet.

 

Këshillat paraprake të mamit:

  • Është e rëndësishme që masën ta punoni me lugë druri.
  • Duhet ta shikoni brumin me sy, është e pamundur ndryshe. Kjo sepse varet gjithmonë nga mielli, herë kërkon më shumë e herë më pak.
  • Për siguri bëni një provë me 2-3 petullat e para.
  • Për ti shijuar siç duhet servirini petullat me djath të bardhë ose kaçkavall, ose recel shtëpie.

Petullat e Mamit 2 Petullat e Mamit 3 Petullat e Mamit 4 Petullat e Mamit 5 Petullat e Mamit 6

Proçedura:

 

Përzieni ujin e vakët me majën e birrës.

Shtoni kripën dhe miellin dhe përzieni me një lugë druri.

Duhet të krijohet një masë homogjene, as e lëngët dhe e fortë.

Do ta ndieni brumin me lugën e drurit.

Lëreni tasin e brumit tuaj në banjo mari; pra futur në një tas më të madh me ujë të nxehtë dhe sipër mbulojeni me një tepsi ose pecetë deri sa brumi të vijë (diku tek 30 minuta do të jetë në rregull).

Këto petulla skuqen në vaj të bollshëm dhe ku vaji duhet të jetë mesatarisht i nxehtë.

*Kujdes: Nuk doni që vaji të jetë shume i nxehtë pasi do t’i lërë petullat e pagatuara nga brenda.

Metoda e mamit për kapjen e brumit:

Mbushni një tas të vogël me ujë (të ftohtë ose të vakët) ku do të laget dora dhe 1 lugë gjelle herë pas here.

Kapeni brumin me dorë duke e shtrydhur për ta këputur me lugën e gjellës të lagur më parë në ujë.

Kalojeni në vaj dhe skuqini deri sa të marrin një ngjyrë të artë.

Kalojini në një pjatë të sheshtë shtruar me pecetë poshtë për të thithur vajin e tepërt.

Petullat e Mamit 8 Petullat e Mamit 9 Petullat e Mamit 10 Petullat e Mamit 11

 

Fotografitë nga Eranda Janku