Uncategorized @sq

Përmbledhja e Shkurtit

Cover

Përmbledhja e Shkurtit

Shkurti ishte një muaj shumë intensiv dhe për fat të keq mu desh të merrja pak kohë pushim nga postimi në web. Kisha periudhën e provimeve në universitet dhe zgjidhja më e mirë ishte të qëndroja e fokusuar në shkollë.

Ndihem shumë me fat që jam pjesë e Universitetit Polis dhe që po studioj fushën time të preferuar “Art & Dizajn”. Gjatë semestrit të parë kam patur lëndë shumë interesante si: Histori Arkitekture, Histori Arti, Gjeometri Euklidiane, Vizatim, Qeramikë, Filozofi Arti dhe Dizajn Hapësire. E shijova secilën nga këto lëndë dhe kam mësuar shumë. Është e mahnitshme se si universiteti kontribon gjithashtu shumë në web-in tim.

Në këtë post unë do t’ju tregoj disa foto gjatë këtyre klasave. Me pak fjalë, në Dizajnin e Hapësirës na duhej të kapnim hapësirën mes dy balerinëve që kërcenin tango dhe më pas duhet ta përkthenim këtë hapësirë mes tyre në një produkt aktual. Kjo ishte një klasë shumë interesante që ndryshoi mënyrën time të perceptimit të hapësirës dhe objektit në të.

Në klasën e qeramikës pata mundesinë të punoja për herë të parë me baltë. Detyra ishte të krijojonim dy objekte të ndryshme, një të frymëzuar nga format bazë gjeometrike dhe një tjetër të frymëzuar nga natyra. Na duhej fillimisht të krijonim objektin bazë dhe më pas ta transformonim atë në forma të ndryshme apo koncept. Si herë e parë e punimit me baltë ishte një përvojë vërtet zbavitëse dhe mësova se vetëm me pak durim mund të arrish shumë më shumë nga ç’mendon.

Mbarova me sukses provimet e mia dhe tani jam shumë e lumtur që ti kthehem sërish postimeve. Ne kemi shumë projekte të reja dhe surpriza për ju. Kështu që, mos mungoni !

Foto1 Foto2 Foto3 Foto4 Foto5 Foto6 Foto7

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.