Healthyliciouss Receta Të ëmbla

Minikekë të Shëndetshëm me Kungull

Healthy Pumpkin Muffins 1

Minikekë të Shëndetshëm me Kungull

Tetori, muaji i kungullit, është padyshim një nga muajt e mi të preferuar përsa i përket ushqimit. Këto minikekë të shëndetshëm me kungull po ashtu. Janë shumë të thjeshtë për tu përgatitur; një recetë e shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme.

  • Duke qenë se këto minikekë nuk kanë miell në përbërje, por vetëm tërshërë; do të jetë pak e vështirë për ti hequr ato nga tepsia e minikekëve. Ju këshilloj të mos përdorni letra për minikekët pasi do t’ju ngjitet brumi në to dhe do jetë e vështirë të hiqet. Përdorni spraj kundër ngjitjes ose lyeni gropëzat e minikekëve me gjalp (jo të kripur). Për të qenë super të sigurt, vizatoni në letër furre bazat e gropëzave të tavës suaj të minikekëve dhe prijini ato. Vendosini poshtë dhe lyeni anësoret me spray ose gjalp.
  • Nëse nuk keni kohë për të pritur tërshërën të thithë lëngjet, përdorni tërshërë të bluar në vend të asaj të plotës. Në pak sekonda kohë masa juaj do të jetë gati.

Healthy Pumpkin Muffins 2 Healthy Pumpkin Muffins 3 Healthy Pumpkin Muffins 4

Proçedura:

 

Ndizni furrën në temperaturë 190°C.

Në një tas të madh vendosni bashkë tërshërën dhe çokollatën e lëreni mënjanë.

Vendosni të gjithë përbërësit e tjerë në blender ose grirës ushqimor dhe pulsoni deri sa të keni një masë homogjene.

*Nëse nuk keni blender/grirës mjafton të përdorni një tas tjetër dhe një rrahëse dore.

Derdheni masën e lëngët tek tërshëra dhe çokollata e përzieni.

Lëreni mënjanë tasin për 30-45 minuta, në mënyrë që tërshëra të fryhet.

Lyeni tavën e minikekëve me spraj kundër ngjitjes dhe mbushini gropëzat e minikekëve pothuaj plot me brum.

Vendosini minikekët të piqen për rreth 20 minuta (deri sa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh, të dalë e pastër).

Healthy Pumpkin Muffin 6 Healthy Pumpkin Muffin 7

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.