Nëse mendoni se zgjidhja e vetme e bananeve të tejpjekura është hedhja e tyre në kosh, është koha të ndërroni mendim. Jo vetëm që bananet e tejpjekura janë shumë të mira për shëndetin; po kjo është gjithashtu një mënyrë e zgjuar si të reduktoni sasinë e sheqerit të përdorur në ëmbëlsirat tuaja duke e zëvendësuar kështu me sheqerin natyral të bananes.

Këto minikekë me tërshërë dhe banane janë ideale për mëngjes dhe vakt të shpejt përgjatë ditës.

  • Nëse nuk keni grirës ushqimor nuk është problem. Shtypeni bananen me një pirun dhe më pas të gjithë përbërësit e tjerë përziejini me një rrahëse dore (ose thjeshtë fare me pirun)
  • Ju këshilloj të mos përdorni letra për minikekët pasi do t’ju ngjitet brumi në to dhe do jetë e vështirë të hiqet. Përdorni spraj kundër ngjitjes ose lyeni gropëzat e minikekëve me gjalp (jo të kripur)

bom1 bom2 shqip1

Proçedura :

 

Ndizni furrën në temperaturë 176°C

Vendosni bananet, sheqerin, vezët, qumështin, vajin, kripën, fryrësin e ëmbëlsirave dhe sodën e bukës në grirësin ushqimor

Pulsoni deri sa bananja të jetë bluar dhe masa të jetë bërë njësh

Vendoseni këtë masë në një tas dhe përzieni tërshërën në të

Lëreni për 3-4 minuta mënjanë që tërshëra të thithë lëngjet

Shtoni miellin dhe përzieni aq sa mielli të zhduket (mos përzieni më shumë se ç’duhet)

Lyeni tavën e minikekëve me spraj kundër ngjitjes dhe mbushini gropëzat e minikekëve pothuaj plot me brum

Vendosini minikekët të piqen për rreth 20 minuta (deri sa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh, të dalë e pastër)

bom-p1 bom-p2 bom-p3 bom-p4

 

Fotografitë nga Eranda Janku