Ditar Uncategorized @sq

Menyra Se Si Jemi

Processed with VSCOcam with t1 preset

Menyra Se Si Jemi

Processed with VSCOcam with f2 preset

Keto foto jane kapur ne menyre spontane gjate pushimeve te mia ne Pogradec, teksa isha duke kaluar nje kohe fantastike me miket e mia. Ajo cfare me pelqen me se shumti tek keto foto eshte thjeshtesia dhe atmosfera qe ato percjellin. Kjo me beri te mendohem me gjate dhe te reflektoj per nje ceshtje te rendesishme te diteve te sotme.

Shpesh e gjejme veten te ngecur mes asaj cka ne jemi ne te vertete dhe asaj cfare njerezit duan qe ne te jemi. Ndonjehere ky opinion i jashtem ndikon kaq shume tek ne saqe ne nje moment te caktuar ne e gjejme veten te transformuar ne dike qe as nuk e njohim. Por, sic une them gjithmone “s’eshte kurre vone”, fillo nga e para dhe njih me mire veten. Ne fund te fundit gjithcka eshte tek te njohurit e vetes. Cfare na pelqen dhe cfare jo, dhe teksa rritemi preferencat tona ndryshojne dhe ndjehuni te lire te beni cfare ju pelqen pa u ndikuar nga te tjeret, qendroni te thjeshte sepse ashtu sic Leonardo Da Vinci ka thene nje here e nje kohe “Thjeshtesia eshte kulmi i sofistikimit” dhe mos harroni te shijoni cdo dite. Jetoni nje jete te lumtur dhe reale, me kembe ne toke. Luftoni per gjerat qe ju besoni dhe mos kini frike nga gabimet; e mira e tyre eshte se ne permiresohemi teksa mesojme nga to. Keshtu qe stili juaj nuk eshte vetem tek rrobat qe ju vishni, eshte cfare ju perfaqesoni dhe mos harroni se te qenurit vetvetja ashtu sic ju jeni realisht eshte gjeja me e mire qe mund te keni !

Processed with VSCOcam with t1 preset Processed with VSCOcam with t1 preset Processed with VSCOcam with t1 preset

 

Fotografite nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.