Receta Të ëmbla

Krostatë Luleshtrydheje – Versioni me Brumin Frolla

Processed with VSCOcam with s2 preset

Krostatë Luleshtrydheje – Versioni me Brumin Frolla

Unë e dashuroj ushqimin Italian, sidomos ëmbëlsirat. Një krostatë është një tartë e pjekur Italiane, një ëmbëlsirë e thjeshtë e një forme të lirë me një hapje ku vendosen frutat.

Versioni i sotëm është i përgatitur me brumin e ëmbël Italian – brumin Frolla, ashtu siç duhet përgatitur në fakt (recetën e brumit e gjeni KETU).

Kjo recetë e thjeshtë në përgatitje, por shumë e shijshme në të shijuar, padyshim do t’ju bëjë ditën dhe është një zgjedhje e përkryer për bashkimet familjare apo shoqerore në “Kohën e Ëmbëlsirës” !

  • Nuk po përdor masa në këtë recetë sepse mund ta gatuani krostatën sa të madhe apo të vogël, dhe ta mbushni sa te dëshironi ju. Mund të bëni një krostatë të madhe ose individuale. Është e gjitha në dorën tuaj

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with s2 preset IMG_7686 Shqip

Proçedura :

 

Ndiz furrën në temperaturë 180°C

Përgatit brumin frolla (recetën e gjeni KËTU)

Hap brumin frolla në formën e dëshiruar me një okllai, 1cm është mjaftueshëm (sigurohuni që të mos keni një petë më të trashë)

Vendos petën në tepsinë që dëshironi duke vendosur më parë në tepsi letër furre ose ta keni lyer me gjalp ose spraj kundër ngjitjes së ëmbëlsirave

Shpo brumin gjithandej me një pirun ose një tjetër instrument : kjo do të lejojë që ajri të ikë kur tarta të jetë duke u pjekur dhe brumi të mos fryhet teksa piqet

Mbush pjesën e mesit me krem pastiçerie (recetën e gjeni KËTU) dhe luleshtrydhe

Mblidh anët e petës rreth luleshtrydheve dhe kremit

Piq deri në pjekje të plotë, për rreth 50 minuta

Lejo të ftohet për 15 minuta para se ta sherbesh Processed with VSCOcam with s2 preset Processed with VSCOcam with s2 preset

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.