Është një kënaqësi e pamasë për mua që të ndaj me ju një eksperiencë të shkëlqyer si bashkëpunimi me Vodafone. Shumëkush mund ta ketë parë reklamën për Kikiliciouss të Vodafone që tashmë transmetohet në shumë kanale televizive (nëse nuk e keni parë ende klikoni KËTU). Fillimisht mendova që ky të ishte artikulli përmbyllës i 2016-s, por ky projekt kurrsesi nuk mund të ishte kapaku përveç se sipari i një viti të ri me surpriza akoma edhe më të mëdha!

Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet e bukura komplimentuese dhe për ju që keni pyetur plot kureshtje se si u bë i mundur ky bashkëpunim.

Fillimisht u kontaktova nga stafi i një prej kompanive mediatike më në zë në Tiranë. Le Spot Group më prezantoi me projektin e Vodafone me titull “ #megjithëzemër”, një fushatë që kishte në fokus njerëz të thjeshtë të cilët ushtrojnë një aktivitet plot pasion dhe është vetëm dashuria e pastër që i udhëheq për të vazhduar më tej. Të isha e përzgjedhura e tyre, për t’i dhënë jetë këtij projekti ishte vlerësimi më i madh që më ishte bërë, përgjatë rrugëtimit tim në Kikiliciouss.

E veçanta është se sa ngushtësisht lidhej ky projekt me atë çka unë bëj në përditshmërinë time. Çdo gjë mes nesh është e ndarë virtualisht; një platformë që të jep mundësinë të frymëzohesh dhe të frymëzosh njerëz anembanë botës. Si mund të refuzoja të isha “ambasadorja” e një qëllimi kaq human?

Skenat ishin të shumta si brenda dhe jashtë. Kjo na dha mundësinë të eksperimentonim dhe të vinim me ide krejt spontane. Më duhet të pranoj që në disa momente jam ndier realisht e lodhur por me shumë momente të bukura në memorje të cilat po fillonin të më mungonin që nga ai çast.

Të kuptuarit që nuk ecet vetëm përpara, por që së bashku jemi më të fortë është çelësi dhe zgjidhja e dilemave dhe problemeve të shumëllojshme. Prandaj falenderoj pamasë Vodafone për këtë fushatë që ndryshoi jetën e shumëkujt (sic ishin fëmijët e zyshë Liljanës në Theth) dhe që më vleresoi edhe mua kaq sa të më jepte mundesinë e të qenurit pjesë e diçkaje të madhe dhe me vlerë.

Vodafone1 Vodafone2 Vodafone3 Vodafone4 Vodafone5 Vodafone6

 

Fotografitë nga Andis Rado