Kjo recetë ishte një nga më të kërkuarat pas daljes në “Me Duart e Kristit”. Një recetë tejet e thjeshtë e argëtuese, e cila të lejon ta modifikosh sipas shijeve personale dhe kur të vijnë miqtë të ndihesh kranare teksa u servir këto çokollata të përgatitura vetë.

Përbërësit e përdorur në këtë episod janë zgjedhje personale, prandaj ndjehuni të lirë të përdorni çfarë ju vetë dëshironi.

 

  • Do tju duhet çokollatë e zezë ose e bardhë.
  • Fruta të ndryshme të thata si bajame, lajthi, arra, fistike etj.
  • Fruta të ndryshme të thara si boronicë e kuqe, rrush i thatë, kajsia të thara, hurma arabie etj.
  • Mund të përdorni gjithashtu dhe arrë kokosi fletë ose të grirë e fara të ndryshme (chia, lini, susam etj).

Chocolate Bites 2 Chocolate Bites 3 Chocolate Bites 4 Chocolate Bites 5

Proçedura:

 

Tretni çokollatën që jeni duke përdorur (e zezë apo e bardhë).

 

Metoda e Parë:

Në një letër furre, duke përdorur një lugë kafeje derdhni çokollatën në forma të vogla rrethore.

*Të jenë të vogla sa për një ose dy kafshata, jo më shumë.

Shtoni sipër çokollatës sa është ende e shkrirë dhe e pa mpiksur; frutat e thata, thara dhe farat që jeni duke përdorur.

Metoda e Dytë:

Në tasin e çokollatës së shkrirë shtoni të gjithë përbërësit e tjerë që jeni duke përdorur dhe përzieni së bashku.

Duhet që frutat e thata, thara e farat të jenë mbuluar mirë me çokollatën e shkrirë.

Në një letër furre, duke përdorur një lugë kafeje derdhni çokollatën në forma të vogla rrethore.

*Të jenë të vogla sa për një ose dy kafshata, jo më shumë.

 

Vendoseni letrën e furrës në një tepsi dhe lëreni në frigorifer deri në mpiksje të plotë.

Chocolate Bites 7 Chocolate Bites 8 Chocolate Bites 9

 

Fotografitë nga Eranda Janku