Ditar Uncategorized @sq

Instagramet Që Më Pëlqejnë

onlydecolove1

Instagramet Që Më Pëlqejnë

Fotoja kryesore e marrë nga OnlyDecoLove

Unë jam e ‘dashuruar’ pas Instagramit, nuk jeni dhe ju ?! Instagrami është aplikacioni im i preferuar i momentit, pasi është i thjeshtëe dhe argëtues. Ajo çka më pëlqen më së shumti është fakti që nuk është i komplikuar, ti thjesht poston fotot dhe videot që dëshiron, pëlqen fotot dhe videot e të tjerëve, merr dhe lë komente. Sa e thjeshtë mund të jetë kjo ?! Mund të ‘njohësh’ shumë njerëz frymëzues dhe gjithashtu të mësosh shumë gjëra interesante.

Po listoj 5 nga faqet e mia të preferuara në Instagram, dhe e bukura qëndron se kontaktet me të gjithë këta persona  i kam krijuar nga Instagrami. Shpresoj që keta Instagramer të bëhen të preferuarit tuaj gjithashtu!

ErindaSkenderi

Erinda është një vajzë Shqiptare që momentalisht jeton në Kortrijk (Belgjike). Ajo është student, fotografe dhe gatuan ëmbëlsira. Më pëlqen stili i saj i gatimit dhe fotot që kap. Po, në fund gjithcka rrotullohet rreth momenteve që na bëjnë të lumtur dhe ajo di ti kapë këto momente. Më pëlqen stili i saj i thjeshtë dhe i pastër.

TenThousandthSpoon

Jaclyn është autorja e Blogut “Ten Thousandth Spoon”. Ajo është bloger dhe fotografe ushqimi. E gjeta fillimisht Jaclyn në Instagram dhe tani jam vizitore e rregullt e saj. Fotot e saj janë unike dhe më pëlqen prekja personale që i bën ato më kuptimplota se thjeshtë një ushqim me pamje të mirë. Më mahnit atmosfera dhe ndriçimi i veçantë në fotot e saj.

Armandi

Armandi është Instagrameri im më i fundit i preferuar. U bënë kohë që e njoh Armandin, por vetëm së fundmi kam zbuluar pasionin e tij per Dizajnin Grafik – Ilustrime Mode. Punët e tij janë me të vërtetë të mrekullueshme dhe tani unë sigurohem të kontrolloj çdo ditë faqen e tij nëse ka postuar diçka të re. Më pëlqeu pa fund fakti i të qenurit pjesë e punëve të tij, teksa ai me suprizoi me një Ilustrim timin. Sa e bukur është kjo ?!

-> Në kolazh : Unë, Carmen Dell’Orefice, Taylor Swift, Zhenya Katava, Anja Rubik dhe Aline Weber

LugaEArgjendte

Dhurata Thanasi është autorja e “Luga e Argjendte”. Ne mësuam për njëra tjetrën nga Instagrami teksa ajo më la një koment në një nga fotot e mia. Që nga vizita ime e parë në faqen e saj unë nuk jam larguar më. E adhuroj pasionin e saj për ushqimin dhe artin në përgjithësi, për të mos përmendur që ajo ka syrin e një fotografeje profesioniste. Pasi u bëmë lexuese të rregullta të njëra tjetrës vendosëm të takoheshim nga afër dhe mund të them me kënaqësi që Dhurata është një nga njerëzit më frymëzues që kam njohur ndonjëherë. Ne zbuluam që kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe pasioni për ushqimin e bëri lidhjen tonë më të fortë. Ne po projektojmë diçka vërtetë interesante për ju kështu që qëndroni në linjë për të parë çfarë fshihet.

AlbanianFitness

Disola është autoria e faqes së Instagram-it Albanian Fitness. Ajo është një vajzë shqiptare që jeton aktualisht në Utah – Shtetet e Bashkara. U gëzova shumë tek gjeta faqen e saj, si dhe që mësova se Shqipëria më në fund ka një faqe zyrtare fitness-i. Cfarë më pëlqen tek ajo, është fakti që ajo tregon jo vetëm trupin e saj mahnitës, por edhe këshilla mbi pozicionin e trupit apo ushtrime stërvitëse, të cilat të ndihmojnë ta mbash trupin në formë. E takova Disolën gjatë pushimeve të saj në Shqipëri këtë verë dhe krijuam një lidhje të fortë gjatë kohës së shpenzuar në palestër së bashku, mes leksionesh rastësore mbi ushtrimin në mënyrën e duhur dhe të ushqyerit shëndetshëm. Më mungon mikja ime e palestrës !

*****

Këto janë 5 faqet e mia të preferuara të Instagram-it !

Po juve, kush ju pëlqen më së shumti ?! Cilat janë faqet tuaja të preferuara të Instagram-it, më vini ne dijeni ! Ndoshta ato bëhen të preferuarat e mia gjithashtu !

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.