Receta Të ëmbla

Si Të Gatuajmë Brumin Frolla

IMG_3704

Si Të Gatuajmë Brumin Frolla

Ky brum është një nga recetat më bazike, më e njohura dhe e përdorura falë proçedurës së saj të thjeshtë dhe të shpejtë. Falë thjeshtësisë së tij ky brum është gjerësisht i përdorur në pastiçeri për të gatuar tarta të mbushura me fruta të ndryshme si mollët, pjeshkët, qershitë, kumbullat etj. Është gjithashtu shumë i mirë për të përgatitur biskota të shijshme duke i shtuar shijen që dëshironi, limon ose portokall për shembull !

Përgatitja e këtij brumi është shumë i thjeshtë, por duhet ti kushtoni pak vëmendje për ta arritur me sukses. Një shembull ? Përdor sheqer pluhur në vend të sheqerit të bardhë : në kontakt me gjalpin dhe të verdhat e vezëve do të shkrihet më lehtë dhe do të keni një masë më të butë !

Shqip

Proçedura :

 

Puno kubikët e gjalpit jo të kripur me miellin në tavolinën e punës

Puno shpejt me gishta gjalpin me miellin deri sa masa të jetë përzier shumë mirë (një proçes që ndihmon miellin për tu kombinuar me përbërësit e lëngshëm), tekstura duhet të jetë si ajo e thërrimeve të bukës

Formo një gropë në qendër të masës dhe shto sheqerin pluhur, lëkurën e grirë të limonit, kripën dhe të verdhat e vezëve

Mblidh shpejt përbërësit së bashku dhe punoje brumin derisa ta bësh në formën e një topi

Mbështille me letër celofoni dhe lëre në frigorifer për të paktën 30 minuta (për një hapje më të lehtë në hapin e mëvonshëm, hape pak brumin me okllai pasi ta vendosësh në letrën e celofonit dhe pastaj mbështille rreth e qark) Gjalpi, që është zbutur gjatë punimit me duar, do të bëhet solid dhe brumi do të humbasë pak nga elasticiteti i tij

Hap brumin me okllai në tavolinën e punës spërkatur me pak miell

Sigurohu që peta e hapur me okllai të jetë e hapur më shumë se diametri i tepsisë së tartës

Shtroje petën e brumit tek një tepsi tarte e lyer me gjalp dhe miell (për të mos ngjitur)

Puno me kujdes pjesën anësore të brumit duke u siguruar që të jetë në përputhje me tepsinë. Kjo është faza e parë në krijimin e formës së tartës, e cila mund të piqet bosh ose e mbushur sipas dëshirës

Shpo brumin gjithandej me një pirun ose një tjetër instrument : kjo do të lejojë që ajri të ikë kur tarta të jetë duke u pjekur dhe brumi të mos fryhet teksa piqet, gjë që do ta bëjë të vështirë mbushjen e tartës më vonë

Nëse dëshironi ta piqni brumin pa shtuar mbushjen, atëherë shtro sipër brumit një letër furre dhe mbushe atë me fasule të thata (të cilat mund të ruhen në një kavanoz qelqi dhe ripërdoren për të njëjtin qëllim). Përsëri : ky hap parandalon brumin nga ënjtja dhe fakti i të qenurit e vështirë për ta mbushur tartën në një fazë më të vonë

IMG_3714 IMG_3715 IMG_3721

 

 Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.