Kjo ëmbëlsirë me pjeshkë të freskëta jo vetëm që është shumë e shijshme dhe shëndetshme, por gjithashtu shumë e shpejtë në përgatitje.

Mjafton të sillni të gjithë përbërësit në tryezën e punës dhe për 10 minuta do ta keni gati për pjekje. Në këtë mënyrë nuk do ta ndjeni të nevojshme të merakoseni nëse ju vijnë miq pa lajmëruar.

  • Mielli tek mbushja e ëmbëlsirës bën të mundur trashjen e lëngjeve që lëshon pjeshka/nektarina gjatë pjekjes.
  • Ju sugjeroj të përdorni bajame të plota në vend të bajameve fletë, të cilat mund ti prisni në gjysëm me thikë. Kjo do ti japë ëmbëlsirës një teksturë kërcitëse. Personalisht nuk mu gjendën në ato momente bajame të plota, prandaj dhe në këtë episod kam përdorur bajame fletë.

PeachCrisp2 PeachCrisp3 PeachCrisp4 PeachCrisp5 mbushjashqip shtresasiperme

Proçedura:

 

Ndizni furrën në temperaturë 180°C.

Vendosni të gjithë përbërësit e mbushjes në një tas dhe përzieni mirë deri sa pjeshkët të jenë mbuluar me pjesën tjetër të përbërësve.

Vendosini ato në një enë qelqi ose porcelani katrore (22x22cm), drejtkëndore ose rrethore (diametër 22cm).

*Mund t’i shpërndani pjeshkët dhe në tava individuale.

Në të njëjtin tas ku përziet pjeshkët vendosni të gjithë përbërësit e shtresës së sipërme përveç gjalpit dhe ujit e përzieni me njëri tjetrin.

Shtoni kubikët e gjalpit dhe duke përdorur gishtat ose një prerëse brumi ëmbëlsirash, punoni masën derisa sa të ketë marrë pamje kokrrizore.

Shtoni ujin dhe pasi të keni mbaruar së punuari masën shtojani sipër në mënyrë të njëtrajtshme tavës/tavave tuaja.

Piqeni ëmbëlsirën për 35-40 minuta ose deri sa të ketë marrë një pamje kafe të artë.

Për të pasur sukses të garantuar shërbejeni të ngrohtë (ose jo) shoqëruar me një kupë akullore vanilje.

PeachCrisp10 PeachCrisp11 PeachCrisp12 PeachCrisp13

 

Fotografitë nga Eranda Janku