Vëmendje: Fotot e këtij artikulli janë të gjitha natyrale, pa asnjë edtitim apo theksim ngjyrash!

 

Bashkinë e Gramshit kam patur mundësinë ta njoh më mirë gjatë lëndës “Promovim Qyteti”; një nga lëndët më të bukura të këtij viti shkollor. Një bashki e cila përfshin qytetin e Gramshit dhe 9 njësi të mrekullueshem përreth (Sult, Tunjë, Pishaj, Poroçan, Kukur, Lenjë, Skëndërbegas, Kodovajt, Kushovë). Një potencial dhe një bukuri përrallore e cila gjendet fare pranë nesh, por ende e egër dhe e pa eksploruar nga shumica e banorëve në Shqipëri.

Bashkia Gramsh në bashkëpunim me Co-PLAN, Institutin për Zhvillimin e Habitatit organizojnë NATYRA FEST #EjaNeGramsh një festival aktivitetesh në natyrë në fundjavën e 26-28 Majit, 2017. Aktiviteti synon të lidhë më shumë qytetarët me natyrën, të krijojë alternativa të reja për të njohur qytetin, kulturën dhe traditën, si dhe të jetë stimulues për bizneset vendase. Kjo nismë, që synon të promovojë Gramshin si destinacion turistik, është po aq dhe një projekt social: një mundësi shumë e mirë, për të mbështetur në mënyrë të prekshme një komunitet vendas të zhvillojë aktivitete ekonomike në përputhje me parimet bazë të turizmit të qëndrueshëm.

Natyra Fest #EjaNeGramsh do të sjellë festë në qytetin e Gramshit dhe në njësitë administrative, një Festival Folklorik, një panair të specialiteteve vendase, dhe aktivitete argëtuese të ndryshme në natyrë.

Gramshi vjen më afër turistëve përmes ofertës së larmishme turistike ende të pazbuluar, ku spikasin Ujëvara e Sotirës, Kanioni i Holtës, Shpella e Kabashit, Liqeni i Dushkut, Grabova, Liqeni i Zi, Kanioni i Sinecit, Kalaja e Kodrionit dhe e Tëvolit, dhe Rovie e Kukurit. Ky qytet ofron mundësi të jashtëzakonshme për ecje në natyrë (hiking), marshim (trekking), kamping (camping), ngjitje dhe kacavarje në shkëmbinj (climbing), offroad rally, çiklizëm, eksplorim shpellash (caving), eksplorim kanionesh dhe burimesh të tjera ujore si ujëvara, liqene, lumenj. Nëpërmjet kësaj nisme, dëshirojmë ta shndërrojmë turizmin në motorrin e zhvillimit ekonomik lokal, sidomos për sa i përket turizmit të aventurës dhe aktiviteteve sportive në natyrë.

Eja Ne Gramsh 2

Ka dy mënyra si mund të bëheni pjesë e NATYRA FEST: Varësisht preferencave tuaja ju mund të zgjidhni cila ju përshtatet më mire:

  1. Rezervoni paraprakisht itineraret që dëshironi përmes klubeve partnerë të NATYRA FEST:
    1. High Albania Summit Club – Person Kontakti Fisnik Muça 

Klubi Discover Albania – Numër kontakti 069 658 3870 

  1. Outing Albania 

My Albania Nature Explorers – Numër Kontakti 0698897808 

  1. AST – Elbasani – veçanërisht e përshtatshme për njerëzit që do duan të nisen nga Elbasani 
  2. Eksplorim i Shpellës së Kabashit më 27 Maj (dhe 28 Maj varësisht kërkesës) – Person Kontakti – Leonard Toska 0686408448

 

  1. Për të gjithë ata që duan të organizohen e udhëtojnë vetë, kemi përgatitur material orientues që do ju ndihmojë të:
    1. Planifikoni dhe siguroni transportin me mjete 4×4 brenda Gramshit dhe në destinacionet përreth
    2. Rezervoni fjetjen në hotele brenda në qytet ose përreth
    3. Shijoni ushqimin e zones
    4. Njiheni me disa nga itineraret dhe destinacionet që mund të vizitoni në Gramsh

 

Për të gjithë ata që do të zgjedhin të vijnë dhe kalojnë fundjavën e 26-28 Majit në Gramsh, programi do të jetë si më poshtë:

 

Dita 1 – E Premte pasdite (26.05.2017)

  • Rrugës për në Gramsh ndalesë në “Belvedere-n” e Gramshit buzë liqenit për fotot dhe hashtags të rastit
  • Mbërritja në Gramsh dhe Rehatimi në Hotel/ Bujtina/ Tenda
Vizita tek Panairi me produkte ushqimore vendase në Sheshin e Qytetit
Pasdite e lirë për ecje ose xhiro me biçikleta përreth liqenit të Banjës për të shijuar perëndimin e diellit
  • Festival i Muzikës Popullore në Pallatin e Kulturës së Qytetit
  • Festë me DJ buzë liqenit (pranë restorantit “Etjoni”)

 

Dita 2 – E shtunë (gjithë ditën) (27.05.2017)

  • Mëngjesi dhe blerja e ushqimeve në panair
  • Përzgjedhja e itinerarit (për ata që nuk vijnë regjistruar përmes klubeve që kanë marrë rezervime online)
  • Nisja në grup për në itineraret e përzgjedhura: ecje në natyrë (hiking), marshim (trekking), kamping (camping), ngjitje dhe kacavarje në shkëmbinj (climbing), o road rally, çiklizëm, eksplorim shpellash (caving), eksplorim kanionesh dhe burimesh të tjera ujore si ujëvara e Sotirës, Liqeni i Zi, Liqeni i Dushkut, piknik në natyrë, vizitë në bletë-rritës të zonës, vizita në kala të vjetra si Kodrioni dhe Tërvoli, etj.
  • Kthimi pasdite në hotel/ tenda
  • Darka në panair/ restorante
  • Party në ambient të hapur pranë liqenit (pranë restorant “Etjoni”)

 

Dita 3 – E djelë, (paradite) (28.05.2017)

  • Zgjim i vonë (për ata që nuk kanë në plan aktivitete në natyrë)
  • Blerjet e fundit në panairin e ngritur
  • Vizitë në Hidrocentralin e Banjës – Devoll Hydropower (Statcraft, TBC)

 

Për të gjithë ata që do të vijnë e do të kënaqen, mos harroni që kur të postoni apo ndani fotot tuaja me miqtë, të përdorni #EjaNeGramsh

Eja Ne Gramsh 3 Eja Ne Gramsh 4 Eja Ne Gramsh 5 Eja Ne Gramsh 6 Eja Ne Gramsh 7 Eja Ne Gramsh 8 Eja Ne Gramsh 9

 

Fotografitë nga Co-PLAN