Dita e Tokës, 22 prilli festohet në të gjithë botën për të përkujtuar dhe përkushtuar ruajtjes së ambjentit dhe tokës në të cilën ne jetojmë. Lëvizja Food Revolution Albania së bashku me Slow Food Albania, dhe shumë komunitete ushqimi: nxënës shkollash, mësues, bujq e blegtorë nblidhen tok për të shprehur impenjimin e tyre të përditshëm e përhershëm ndaj Tokës dhe ambjenit në të cilin jetojmë me veprime të thjeshta, por shumë të rëndësishme. Veprime siç janë mbjellja e tokës me fruta dhe perime, vjelja e perimeve dhe frutave të stinës, njohja me kafshët dhe mbi të gjitha me profesionin e lashtë të bujkut dhe blegtorit/bariut. Afrimi i njeriut urban dhe virtual pranë atij rural dhe fshatarit në kohët moderne ku virtualiteti mbizotëron jetët tona dhe të fëmijëve tanë; merr një rëndësi të jashtëzakonshme. Ndaj, largimi i fëmijëve, të paktën një herë në javë nga jeta urbane dhe prania e tyre në ambjente plot natyrë, ajër, kafshë etj merr rëndësi të veçantë për formimin e tyre të ardhshëm. Mbi të gjitha edukimi i fëmijëve me praktika të drejtëpërdrejta mbi tokën dhe punimin e saj i bën ata ta respektojnë dhe ruajnë më shumë ambjentin, njohin të mirat dhe frutet që ajo na jep dhe impenjimin e tyre për t’i “kthyer mbrapsht ose larë borxhin” me punë si mbjellja e tokës, mospërdorimi i pesticideve dhe inputeve kimikë që e dëmtojnë atë, ushqyerja sipas stinëve dhe territorit ku jetojmë (koncepti “kilometër 0”).

2-ED1 3-ED2

Këtë vit vendosëm (Food Revolution Albania dhe Slow Food Albania) të marrim fëmijët e klasave të katërta dhe pesta të shkollës 9-vjecare “Niket Dardani” dhe ta festojmë Ditës e Tokës pranë ambjeteve të “Mrizit të Zanave”. Gjatë udhëtimit me autobus u bë një bashkëbisedim mbi ditën e tokës dhe pse duhet ta mbajmë atë pastër. Fëmijët ishin plot ide dhe shumë entuziast për këtë eksperiencë. Me të arritur në destinacion ata u argëtuan duke bërë një xhiro me “trenin e fëmijëve” të Mrizit dhe më pas u bë një tur me Silvana Pinarin, Sokol Prengën, Përparim Babalijen, Altin Prengën dhe mua përgjatë ullinjve duke u shpjeguar rëndësinë e ullirit, vajit të ullirit dhe ndryshimi mes një vaji të mirë dhe atij më pak cilësor. Kaluam në tokën e thekrës dhe ishin fëmijët ata që përmes të folurit tonë ndanin eksperiencat dhe dietat e tyre ushqimore (se ku e përdornin thekrën etj). Ushqimi i mrekullueshëm i Mrizit nuk mund të mungonte në këtë event dhe fëmijët shijuan plot gatesa të shijshme dhe të shëndetshme. Si qershia mbi tortë e fundit zuri vend loja që Altin Prenga(i zoti i shtëpisë) kishte përgatitur për fëmijët. Tryeza e tokës ku ai cilësonte emrin e perimit apo frutit dhe fëmijët e gjenin. Ishte një moment tejet i gëzueshëm të kuptoje që këta fëmijë kishin njohuri të shumta dhe ishin të hapur për të mësuar më tepër rreth tokës dhe të mirave të saj. Pas mbarimit të aktivitetit, fëmijët vizituan varrit e Skënderbeut dhe u kthyen në shtëpi.

Ishte emocionuese të shihje e dëgjoje fëmijët në kthim të bisedonin për ato që kishin kaluar gjatë aktivitetit dhe të reflektonin për mësimin e marrë në mënyrë praktike.

Falenderoj pjesën tjetër të stafit të Food Revolution që nuk mundën të ishin dot pjesë e këtij eventi: Dhurata Thanasi-n (themeluesen e FRA), Orana Sinani-n, Ejona Varangu-n, Jona Gjini-n, Mondi Kikino-n, Eldisa Lloshi-n, Ilir Fama-n.

5-ED4 6ED5 7-ED6 8-ED7 9-ED8 10-ED9 11-ED10 12-ED11 13-ED12 14ED13 15-ED14

 

Fotografitë nga unë