Dhjetori erdhi pa u kuptuar dhe bashkë me të erdhën festat dhe dëshirat tona të pafundme për të bërë dhuratat perfekte për të afërmit e njerëzit e zemrës.

Për të qenë sa më afër jush, Kikiliciouss këtë fundvit (ashtu sikurse vjet) ju jep mundësinë të bëni dhurata kreative dhe origjinale për miqtë dhe të afërmit tuaj. Përmes paketave tona speciale të dhuratave, ju do të keni mundësinë të provoni disa produkte nga gama e gjerë që ne ofrojmë, kombinuar me elementin e surprizës që vjen si pasojë e ndërthurjes së formave të ndryshme të punëve autentike artizanale.

Ndarë në dy postime specifike, këto dhurata vijnë tek ju si fryt i një bashkëpunimi të suksesshëm, tani më prej një viti, mes Kikiliciouss dhe 1 Fjongo Për Ty. 1 Fjongo Për Ty është një biznes i cili sjell në vëmendje detaje artistike të personalizuara, fokusuar në blloqe shënimesh dhe paketime. Çdo produkt i tyre është i punuar imtësisht me dorë ç’ka e bën të gjithë proçesin më interesant dhe më intim. Klikoni këtu për të parë punët e 1 Fjongo Për Ty!

Si dhuratë të dytë për këtë fundvit, menduam të risjellim kutinë e vjetshme me topa çokollate duke qënë se pati sukses të padiskutueshëm. Por ndryshe nga vjet paketimi vjen në koncept të ri. Për sa i përket shijes së truffles (topave të çokollatës), ato vijnë me dy shije të ndryshme. Baza është çokollate e zezë, njëri version vjen në shije qeshie dhe likeri mbuluar në arrë kokosi dhe versioni i dytë në shije portokalli dhe likeri mbuluar në kakao. Kutia e zezë finalizuar me një detaj festiv siç është degëza e shkëputur nga bredhi dhe lidhur me një fjongo është një zgjedhje më fine dhe lukzose për miqtë dhe kolegët tuaj.

Ajo ç’ka e bën akoma më të bukur këtë dhuratë është fakti se pas mbarimit të topave të çokollatës, kutia mund të ripërdoret në forma të ndryshme, duke mos e humbur vlerën, apo bukurinë e saj.

Për të porositur kutinë tuaj na kontaktoni në adresën tonë të email-it: kristijanku@kikiliciouss.com, Instagram ose Facebook.

Produkti final kërkon disa ditë kohë të realizohet, pasi çdo element është punë artizanale, ndaj do ju luteshim të bënit porosinë tuaj sa më parë, duke na lënë ne kohën e nevojshme për të përgatitur me cilësinë maksimale detajet e surprizës suaj.

Për të parë dhuratën tjetër që ne ofrojmë klikoni KËTU

DhuratatEKikiliciouss03 DhuratatEKikiliciouss02 DhuratatEKikiliciouss04 DhuratatEKikiliciouss05

 

Fotografitë nga Eranda Janku