Dhjetori erdhi dhe bashkë me të erdhën festat dhe dëshirat tona të pafundme për të bërë dhuratat perfekte për të afërmit e njerëzit e zemrës.

Për të qenë sa më afër jush, Kikiliciouss këtë fundvit ju jep mundësinë të bëni dhurata kreative dhe origjinale për miqtë dhe të afërmit tuaj. Përmes paketave tona speciale të dhuratave, ju do të keni mundësinë të provoni disa produkte nga gama e gjerë që ne ofrojmë, kombinuar me elementin e surprizës që vjen si pasojë e ndërthurjes së formave të ndryshme të punëve autentike artizanale.

Ndarë në dy postime specifike, këto dhurata vijnë tek ju si fryt i një bashkëpunimi të suksesshëm mes Kikiliciouss dhe 1 Fjongo Për Ty. 1 Fjongo Për Ty është një biznes i ri në treg, i cili sjell në vëmendje detaje artistike të personalizuara, fokusuar në blloqe shënimesh dhe paketime. Çdo produkt i tyre është i punuar imtësisht me dorë ç’ka e bën të gjithë proçesin më interesant dhe më intim. Klikoni këtu për të parë punët e 1 Fjongo Për Ty dhe nxitoni nëse doni të porositni dhe ju bllokun tuaj të personalizuar!

Dhurata e parë që ne menduam për këtë fundvit është një kuti druri, e cila mban biskota xhinxheri në forma festive (siç janë burrat prej xhinxheri). Finalizuar me detajin festiv në hapjen e kutisë dhe çantën e personalizuar ku qëndron kutia, kjo dhuratë është ideale për miqtë tuaj të zemrës apo të afërmit.

Ajo ç’ka e bën akoma më të bukur këtë dhuratë është fakti se pas mbarimit të biskotave kutia mund të ripërdoret në forma të ndryshme, duke mos e humbur vlerën, apo bukurinë e saj.

Për të porositur kutinë tuaj na kontaktoni në adresën tonë të email-it : kristijanku@kikiliciouss.com, Instagram ose Facebook.

Produkti final kërkon disa ditë kohë të realizohet, pasi çdo element është punë artizanale, ndaj do ju luteshim të bënit porosinë tuaj sa më parë, duke na lënë ne kohën e nevojshme për të përgatitur me cilësinë maksimale detajet e surprizës suaj.

Për të parë dhuratën tjetër që ne ofrojmë klikoni KËTU

gb2 3-gb 4gb 5gb 6gb

 

Fotografitë nga Eranda Janku