Jam shumë entuziaste për këtë artikull pasi ishte sugjerimi juaj për këtë muaj të veçantë. Më vjen vërtet mirë që 2 artikujt e mëparshëm dedikuar dhuratave dhe ideve për femrën ose mashkullin tuaj patën sukses dhe interes maksimal. Shumë nga ju më kanë pyetur nëpërmjet mesazheve e të tjerë më kanë dërguar foto të produkteve të blera nga bizneset e sugjeruara duke më falenderuar për idetë. Ndihem mirë që ju kam ardhur sado pak në ndihmë.

Ashtu sikurse patëm sukses me kutitë e dhuratave përgjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, mesazhet për t’i rikthyer këto ide për këtë Shën Valentin ishin të shumta.

Prandaj Kikiliciouss në bashkëpunim me 1 Fjongo Për Ty sjellin këtë rradhë një tjetër propozim dhurate tejet të ëmbël dhe të veçantë. Kjo kuti druri e punuar në mënyrë artizanale mban 5 biskota të mëdha bronwie në formë zemre. Këto biskota mund të jenë të thjeshta siç i shikoni në foto, ose mund t’i shkruani partnerit tuaj fjalë në çdo biskotë duke krijuar një fjali dedikuese në total. Kjo është e gjitha në dorën tuaj për ta vendosur, e në tonën për ta ekzekutuar. Finalizuar me detaje të thjeshta si zemra apo vula e kuqe dhe letra në të cilën ju mund ti shkruani një dedikim personal; kjo dhuratë është ideale për një festë të tillë.

Ajo ç’ka e bën akoma më të bukur këtë dhuratë është fakti se pas mbarimit të biskotave kutia mund të ripërdoret në forma të ndryshme, duke mos e humbur vlerën, apo bukurinë e saj.

Për të porositur kutinë tuaj na kontaktoni në adresën tonë të email-it : kristijanku@kikiliciouss.com, Instagram ose Facebook.

Produkti final kërkon disa ditë kohë të realizohet, pasi çdo element është punë artizanale, ndaj do ju luteshim të bënit porosinë tuaj sa më parë, duke na lënë ne kohën e nevojshme për të përgatitur me cilësinë maksimale detajet e surprizës suaj.

VDAY2 VDAY3 VDAY4

Fotografitë nga Eranda Janku