Për këtë festë të veçantë siç është 8 Marsi, Kikiliciouss në bashkëpunim me 1 Fjongo Për Ty sjellin serish nje propozim dhurate.

Falë kërkesave tuaja të shumta vendosëm të krijojmë një version të ri kutie për këtë festë. Një kuti drejtkëndore druri e punuar në mënyrë artizanale e cila mban brenda 9 biskota shortbred me 2 shije të ndryshme: klasike dhe me portokall.

Përveç detajeve dekoruese të kutisë, ajo që ne sugjerojmë është një dedikim i djegur në kapakun e kutisë. Kjo do ta bëjë këtë dhuratë për nënën apo personin kujt do t’ia dhuroni akoma më intime dhe të veçantë. Kështu që mjafton të dini se cfarë dëshironi t’i shkruani dhe me pjesën tjetër merret Një Fjongo Për Ty.

Ç’ka e bën akoma më të bukur këtë dhuratë është fakti se pas mbarimit të biskotave kutia mund të ripërdoret në forma të ndryshme, duke mos e humbur vlerën, apo bukurinë e saj.

Për të porositur kutinë tuaj na kontaktoni në adresën tonë të email-it : kristijanku@kikiliciouss.com, Instagram ose Facebook.

Produkti final kërkon disa ditë kohë të realizohet, pasi çdo element është punë artizanale, ndaj do ju luteshim të bënit porosinë tuaj sa më parë, duke na lënë ne kohën e nevojshme për të përgatitur me cilësinë maksimale detajet e surprizës suaj.

2-8M 3-8M 4-8M

Fotografitë nga unë