Churro (çurro, në shumës çurros) është një brum i ëmbël i skuqur. Brumi është i ngjashëm me brumin e profiterolëve. Churros janë tradicional në Spanjë dhe Portugali, nga ku dhe kanë origjinën.

Duke qënë të skuqur ato thithin shumë vaj, prandaj unë sot vendosa të ndaj me ju versionin e tyre të shëndetshëm. Kjo metodë është e preferuara ime pasi jo vetëm nuk thithin yndyrë e janë të shëndetshme rrjedhimisht, por nuk është nevoja tu rrimë në kokë dhe të marrim era vaj pas përgatitjes së tyre (një tjetër bezdi e gatimeve të skuqura).

  • Zgjedhja e duhur për konsumimin e churros është çokollata e shkrirë, ose pudingu me çokollatë.

Churros Recipe 2 Churros Recipe 3 Churros Recipe 4 Churros Recipe 5 Churros Recipe 6

Proçedura:

 

Ndizni furrën në temperaturë 190°C.

Për të patur një pjekje të butë dhe të sigurt (duke qenë se brumi është mjaft delikat), përdorni dy tepsi biskotash të vendosura njëra mbi tjetrën dhe sipër të parës shtroni letër furre.

Në një tigan ose tenxhere vendosni bashkë ujin, sheqerin kaf, ekstraktin e vaniljes, kripën dhe gjalpin.

Gatuajeni në zjarr mesatar deri sa gjalpi të jetë tretur dhe masa të ketë filluar të vlojë.

Ulni zjarrin, shtoni miellin dhe punoni brumin shpejt deri sa të formohet një top. Sigurohuni që topi të mos ketë gunga mielli të papërzier.

Kalojeni brumin në një tas dhe lejojeni të ftohet. Për një përshpejtim të këtij hapi punojeni brumin me një lugë druri ose spatul që të largohet nxehtësia.

Shtoni më pas vezët një e nga një. Sigurohuni që masa të jetë përzier mirë para se të shtoni vezën tjetër.

Transferojeni brumin tuaj në një qese pastiçerie me kokë ylli.

Filloni të shtypni brumin tuaj në letrën e furrës duke lënë pak hapësirë njëra me tjetrën.

*Gjatësia e churros është sipas dëshirës. Ju sugjeroj të mos i bëni shumë të gjatë, pasi do t’ju thyhen kur ti nxirrni nga furra.

Pasi të keni mbaruar me shtypjen e brumit tek tava, spërkatni pak ujë sipër tyre. Kjo do të mundësojë dhe ndihmojë fryrjen e brumit gjatë pjekjes.

Piqini në furrën e nxehur deri sa të kenë marrë një ngjyrë kafe të artë (nuk po ju vendos një minutazh fiks, pasi pjekja ndryshon në varësi të trashësisë së brumit tuaj, pra në varësi të madhësisë së kokës së pastiçerisë që jeni duke përdorur).

Ndërkohë që churros piqen vendosni përbërësit e veshjes së sipërfaqes së churrove tuaj në një qese plastike me zinxhir. Kjo do t’ju lehtësojë mjaft punë, por nëse nuk keni mjafton ta vendosni masën tuaj në një pjatë gjelle.

Në mometin që hiqni churros nga pjekja vendosini në qesen tuaj (ose pjatën) dhe sigurohuni që sipërfaqja e tyre të jetë veshur me masën e sheqerit dhe kanellës.

Vendosini churro-t e përfunduara në një pjatë për servirje.

Churros Recipe 9 Churros Recipe 10 Churros Recipe 11 Churros Recipe 12

 

Fotografitë nga Eranda Janku