Biskotat pa pjekje janë një nga zgjidhjet e mia të preferuara dhe të shpejta kur dua të konsumoj diçka të ëmbël, të shëndetshme dhe lehtësisht të përgatitshme.
Jo gjithmonë kemi kohë të pjekim biskota në shtëpitë tona, prandaj kjo recetë është ideale. Në vetëm pak minuta çdo gjë do të jetë gati kështu që mos prisni më, por përvishni mëngët.

  • Mund të përdorni qumësht alternativ (bajame, kokosi, orizi, soje) nëse jeni alergjik.
  • Gjalpi i kikirikut mund të zëvendësohet me gjalpin e bajameve.

Processed with VSCO with a6 preset

No Bake Cookies 3 NoBakeCookies4 No Bake Cookies 4

Proçedura:

 

Në një tenxhere vendosni sheqerin kaf dhe sitni kakaon. Është e rëndësishme që kakaoja të sitet për të evituar pasjen e një biskote kokrrizore.

Përzieni pak sheqerin me kakaon pasi ta keni situr e shtoni gjalpin dhe qumështin.

Në zjarr mesatar lejoni që këto përbërës të treten dhe të kalojnë në vlim të lehtë.

Sapo të kenë kaluar në vlim të lehtë shtoni gjalpin e kikirikut dhe treteni.

Fikni zjarrin, shtoni tërshërën dhe përzieni të gjithë përbërësit së bashku.

Duke përdorur një lugë akulloreje shpërndani brumin sa më parë në një letër furre.

Lërini këto biskota në temperaturë dhome për 15-20 minuta ose në frigorifer për një mpiksje më të shpejtë.

No Bake Cookies 6 No Bake Cookies 7

 

Fotografitë nga Eranda Janku