Kjo është koha ideale për të shijuar në maksimum mjedrat e vendit tonë. Këto akullore janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe mund të jetë një recetë shumë e mirë për të aktivizuar fëmijët tuaj në guzhinë. E ku ka më mirë se të shijuarit e një akulloreje e cila është gatuar tërë dashuri dhe së cilës ia di përbërësit; duke evituar kështu çdo shtesë të panevojshme për trupin.

Këto akullore në shkop janë të shëndetshme dhe mund të konsumohen pa problem dhe për ata që janë me dietë dobësimi, mjafton të kenë kujdes sasinë e shurupit të panjës.

  • 25 gram shurup panje e mbajnë akulloren të athët dhe pothuaj të ëmbël po aq sa fruti, nëse dëshironi më shumë ëmbëlsi shtoni sasinë (mund ta provoni masën teksa është ende e lëngshme).
  • Shurupin e panjës mund ta zëvendësoni me mjalt.
  • Mjedrën mund ta sitni pasi e keni bluar për të evituar farat, një hap ky të cilin unë jua sugjeroj dhe vetë e praktikoj (këtë herë nuk e sita pasi ishte zgjedhje e klientit i cili i mori).
  • Nëse nuk keni forma për akullore mund të përdorni gota të vogla plastike të cilat më pas i çani për të nxjerrë akulloren tuaj
  • Nëse keni formë silikoni për akullore, përgatitini akulloret dhe kur të kenë ngrirë nxirrini nga format duke i mbështjellë me letër celofoni dhe kështu akulloren e keni sërish në akull dhe formën të lirë për të gatuar akullore të tjera.

2RaspberryPopsicles 3RaspberryPopsicles 4RaspberryPopsicles shqipmjedra

Proçedura:

 

Gatuajini për pak minuta mjedrat me shurupin e panjës sa të zbuten dhe të lëshojnë aromën e tyre.

*Nëse jeni duke përdorur mjedra të ngrira shtoni dhe ujin e gatuajini më gjatë deri sa ato të jenë zbutur.

Fikni zjarrin dhe zhvendoseni masën në një tas.

Lëreni të ftohet plotësisht dhe më pas shtoni lëngun e limonit.

Duke përdorur një blender ose grirës ushqimor, bluani masën deri sa të jetë e njëtrajtshme.

Nëse dëshironi mund ta kaloni në një sitë për të mbajtur në akulloren finale vetëm vetëm lëngun e përftuar nga masa.

Derdheni masën në format tuaja të akullores.

Lëreni në ngrirje për disa orë ose përgjatë natës.

7RaspberryPopsicles 8RaspberryPopsicles

 Fotografitë nga Eranda Janku