Ishte kërkesa juaj (dhe me të drejtë në fakt) për të sjellë recetën bazë të akulloreve, atë me vanilje.
Një recetë dhe shije e cila nuk kufizohet nga stina e verës. Mbani shënime dhe përgatiteni pasi në javët në vazhdim do ta keni si kombinim ideal të recetave që do të sjellim.

Homemade Artisanal Vanilla Ice Cream 2 Homemade Artisanal Vanilla Ice Cream 3 Homemade Artisanal Vanilla Ice Cream 4 shqip

Proçedura :

 

Në një tas të madh, rrihni së bashku të verdhat e vezëve me sheqerin, kripën dhe ekstraktin e vaniljes për 3 deri në 4 minuta, deri sa masa të jetë dyfishuar dhe trashur, e të ketë marrë një ngjyrë të verdhë të hapur.

 

Versioni për fillestarët:

Shtoni qumështin dhe përzieni deri sa masa të jetë homogjenizuar.

Shtoni ajkën e ëmbël dhe përzieni ngadalë me spatul sa për të bërë inkorporimin e përbërësve.

Kini kujdes që të mos e përzieni shumë ose shpejt pasi do rrihni ajkën e ëmbël duke e kthyer në krem.

Vendoseni këtë masë në një tenxhere dhe gatuajeni në zjarr të butë për +/- 7 minuta duke e përzier me një spatul pa ndaluar.

Kremi do të jetë gati kur të jetë trashur dhe të lërë gjurmë në spatul apo lugën e drurit që po përdorni.

Si ta dalloni: Zhyteni lugën/spatulën në krem dhe nxirreni sipër. Kaloni gishtin përmes spatulës në mes. Nëse kremi qëndron i ndarë, kjo do të thotë që kremi është gati për hapin e rradhës.

*Nëse doni të jeni akoma më të sigurt për gatimin e kremit: Gatuajeni masën në banjomari. Kjo mënyrë do të shmangë maksimalisht mundesitë që e verdha e vezës të gatuhet.

Versioni Profesional:

Në një tenxhere shtoni qumështin dhe ajkën dhe kalojeni në zierje të lehtë.

Shtini një garuzhde nga qumështi në masën me të verdhat e vezëve të rrahura ndërkohë që e përzieni masën me një rrahëse dore pa ndërprerje.

*Është e rëndësishme që të mos ndaloni së përzieri në të kundërt veza do të gatuhet duke prishur bazën e akullores.

Kalojeni masën në tenxhere me pjesën tjetër të qumështit dhe gatuajini deri sa të arrini rezultatin final (lexo më sipër).

 

Kalojeni masën e përgatitur me një sitë të imët në një tas të pastër, për t’u siguruar nëse ka pasur ndonjë veze të prerë (nëse ka kaluar në zierje gjatë gatimit)

Vendosni qese celofoni duke prekur sipërfaqen e masës në mënyrë që të mos krijohet cipë gjatë ftohjes.

Lëreni tasin mënjanë sa të vaket kremi e më pas kalojeni në frigorifer për 5 orë ose përgjatë natës.

Mbas 5 orëve ose të nesërmen, ndizni makinën e akullores dhe vendoseni masën e krijuar brenda.

Lëreni akulloren të bëhet sipas instruksioneve të makinës suaj.

Më pas zhvendoseni akulloren në një enë dhe lëreni në ngrirje për të paktën 2-3 orë para se ta shërbeni.

Homemade Artisanal Vanilla Ice Cream 7 Homemade Artisanal Vanilla Ice Cream 8 Homemade Artisanal Vanilla Ice Cream 9 Homemade Artisanal Vanilla Ice Cream 10

 

Fotografitë nga Eranda Janku