Akullorja me çaj jeshil ishte një kërkesë tejet e këndshme dhe deri diku sfiduese e një prej lexuesve dhe klientëve të Kikiliciouss. Jam tejet e gëzuar dhe mirënjohëse që jo vetëm na komplimentoni dhe motivoni për të vazhduar më tej punën, por dhe na jepni ide dhe “detyra” të reja tepër frymëzuese.

Akullorja me çaj jeshil i cili quhet Matça (Matcha) është një gatim tradicional Japonez. Matça është forma pluhur e çajit jeshil dhe si e tillë ka shije shumë më të përqëndruar se gjethet e çajit. Përdoret gjerësisht në guzhinën Japoneze, por nuk mund të pihet aq shpesh sa konsumohet çaji jeshil (me pustina).

Futur gjerësisht dhe në tregun amerikan, matça dhe akullorja me matça gjendet pothuaj në të gjitha lokalet apo supermarketet që tregtojnë akullore. Në tregun shqiptar ka pak vite që është futur si produkt dhe ka filluar të përdoret së fundmi dhe në restorante të ndryshme në pjata si të kripura ashtu dhe të ëmbla.

Mu desh të bëja një kërkim të mirë për të arritur tek produkti final i cili besoj arrin shijen e tij origjinale (duke qenë se nuk e kam provuar ndonjëherë këtë produkt në vendin e origjinës).

Kjo recetë është marrë nga Japanese Cooking 101.

  • Sasia e sheqerit varion sipas preferencës.
  • Çdo akullore e bërë në shtëpi ndryshon në varësi të makinës së akullores që ju keni dhe përdorni. Kështu dhe kohëzgjatja si e mbajtjes së enës në akull si e gatimit të akullores ndryshon. Unë e lë enën time për rreth 24 orë në akull dhe akulloren të gatuhet për rreth 40 minuta.
  • Mund t’ju them tani më nga eksperienca që tekstura e një akulloreje të gatuar pa makinë ndryshon shumë nga ajo e gatuar me makinë akulloreje. Por nëse nuk e keni një të tillë kjo s’duhet të jetë pengesë për të shijuar një mrekulli të tillë. *Sidoqoftë unë ju rekomandoj ta blini një makinë të vogël akulloreje në rast se e keni pasion gatimin dhe të hani akullore ashtu si unë. Dini çfare hani, mund të gatuani sa herë të dëshironi dhe kostoja është shumë më e ulët se akulloret e blera në supermarket. E thënë shkurt investimi juaj do të shpërblehet 100%
  • Nëse nuk keni makinë akulloreje dhe doni të arrini një rezultat sa më afër atij me makinë mund ta vendosni masën e përgatitur në akull dhe çdo 30 minuta nxirreni tasin, përzieni masën me një rrahëse dore dhe vendoseni sërish në akull. Kjo mund t’ju marre diku tek 4-5 orë. *Në të kundërt thjesht lëreni masën në akull deri në mpiksje të plotë.

Processed with VSCO with a6 preset

Processed with VSCO with a6 preset

Processed with VSCO with a6 preset

Matcha Ice Cream 5

Proçedura :

 

Në një tas të madh, rrihni së bashku të verdhat e vezëve me sheqerin për 3-4 minuta, deri sa masa të jetë dyfishuar dhe trashur, e të ketë marrë një ngjyrë të verdhë të hapur.

 

Versioni për fillestarët:

Shtoni matçën dhe përzieni me kujdes me spatul duke u siguruar që e gjithë masa të jetë bërë njësh.

Shtoni qumështin dhe përzieni deri sa masa të jetë homogjenizuar.

Shtoni ajkën e ëmbël dhe përzieni ngadalë me spatul sa për të bërë inkorporimin e përbërësve.

Kini kujdes që të mos e përzieni shumë ose shpejt pasi do rrihni ajkën e ëmbël duke e kthyer në krem.

Vendoseni këtë masë në një tenxhere dhe gatuajeni në zjarr të butë për +/- 8-9 minuta duke e përzier me një spatul pa ndaluar.

Kremi do të jetë gati kur të jetë trashur dhe të lërë gjurmë në spatul apo lugën e drurit që po përdorni.

Si ta dalloni: Zhyteni lugën/spatulën në krem dhe nxirreni sipër. Kaloni gishtin përmes spatulës në mes. Nëse kremi qëndron i ndarë, kjo do të thotë që kremi është gati për hapin e rradhës.

*Nëse doni të jeni akoma më të sigurt për gatimin e kremit: Gatuajeni masën në banjomari. Kjo mënyrë do të shmangë maksimalisht mundesitë që e verdha e vezës të gatuhet.

Versioni Profesional:

Në një tas përzieni qumështin dhe matçën në masë homogjene.

Derdheni qumështin në një tenxhere bashkë me ajkën dhe kalojeni në zierje të lehtë.

Shtini një garuzhde nga qumështi në masën me të verdhat e vezëve të rrahura ndërkohë që e përzieni masën me një rrahëse dore pa ndërprerje.

*Është e rëndësishme që të mos ndaloni së përzieri në të kundërt veza do të gatuhet duke prishur bazën e akullores.

Kalojeni masën në tenxhere me pjesën tjetër të qumështit dhe gatuajini deri sa të arrini rezultatin final (lexo më sipër).

 

Kalojeni masën e përgatitur me një sitë të imët në një tas të pastër, për t’u siguruar nëse ka pasur ndonjë veze të prerë (nëse ka kaluar në zierje gjatë gatimit)

Vendosni qese celofoni duke prekur sipërfaqen e masës në mënyrë që të mos krijohet cipë gjatë ftohjes.

Lëreni tasin mënjanë sa të vaket kremi e më pas kalojeni në frigorifer për 5 orë ose përgjatë natës.

Mbas 5 orëve ose të nesërmen ndizni makinën e akullores dhe vendoseni masën e krijuar brenda.

Lëreni akulloren të bëhet sipas instruksioneve të makinës suaj.

Më pas zhvendoseni akulloren në një enë dhe lëreni në ngrirje për të paktën 2-3 orë para se ta shërbeni.

Matcha Ice Cream 7 Matcha Ice Cream 8 Matcha Ice Cream 9 Matcha Ice Cream 10 Matcha Ice Cream 11

 

Fotografitë nga Eranda Janku