Të gatuarit me çokollatë të zezë për mua është e thjeshtë dhe argëtuese, kështu që kjo recetë nuk kishte si të ishte ndryshe. Kremoze, e mëndafshtë, tunduese dhe me një shije shpërthyese sapo gjuha kontakton me akulloren. Kjo verë po bëhet gjithnjë dhe më e shijshme, prandaj ju sugjeroj të mos humbisni kohë dhe ta përgatisni dhe ju në shtëpitë tuaja.

  • Nuk ju rekomandoj përdorimin e çokollatës së qumështit. Përdorni çokollatë të zezë, % e së cilës varet nga ju.
  • Portokalli është një përbërës shtesë, kështu që nëse nuk dëshironi ta përdorni ndjehuni të lirë, por kombinimi i shijeve është fantastik.
  • Çdo akullore e bërë në shtëpi ndryshon në varësi të makinës së akullores që ju keni dhe përdorni. Kështu dhe kohëzgjatja si e mbajtjes së enës në akull si e gatimit të akullores ndryshon. Unë e lë enën time për rreth 24 orë në akull dhe akulloren të gatuhet për rreth 40 minuta.
  • Mund t’ju them tani më nga eksperienca që tekstura e një akulloreje të gatuar pa makinë ndryshon shumë nga ajo e gatuar me makinë akulloreje. Por nëse nuk e keni një të tillë kjo s’duhet të jetë pengesë për të shijuar një mrekulli të tillë. *Sidoqoftë unë ju rekomandoj ta blini një makinë të vogël akulloreje në rast se e keni pasion gatimin dhe të hani akullore ashtu si unë. Dini çfare hani, mund të gatuani sa herë të dëshironi dhe kostoja është shumë më e ulët se akulloret e blera në supermarket. E thënë shkurt investimi juaj do të shpërblehet 100%
  • Nëse nuk keni makinë akulloreje dhe doni të arrini një rezultat sa më afër atij me makinë mund ta vendosni masën e përgatitur në akull dhe çdo 30 minuta nxirreni tasin, përzieni masën me një rrahëse dore dhe vendoseni sërish në akull. Kjo mund t’ju marre diku tek 4-5 orë. *Në të kundërt thjesht lëreni masën në akull deri në mpiksje të plotë.

 

Processed with VSCO with se3 preset

Processed with VSCO with se3 preset

Processed with VSCO with se3 preset

shqip

Proçedura :

 

Në një tas të madh, rrihni së bashku të verdhat e vezëve me sheqerin dhe kripën për 3 deri në 4 minuta, deri sa masa të jetë dyfishuar dhe trashur, e të ketë marrë një ngjyrë të verdhë të hapur.

Shtoni kafen, lëkurën e grirë të portokallit, sitni kakaon dhe përzieni deri në masë homogjene.

Versioni për fillestarët:

Shtoni qumështin dhe përzieni deri sa masa të jetë homogjenizuar.

Shtoni ajkën e ëmbël dhe përzieni ngadalë me spatul sa për të bërë inkorporimin e përbërësve.

Kini kujdes që të mos e përzieni shumë ose shpejt pasi do rrihni ajkën e ëmbël duke e kthyer në krem.

Vendoseni këtë masë në një tenxhere dhe gatuajeni në zjarr të butë për +/- 7 minuta duke e përzier me një spatul pa ndaluar.

Kremi do të jetë gati kur të ketë nisur të trashet dhe të lërë gjurmë në spatul apo lugën e drurit që po përdorni.

Si ta dalloni: Zhyteni lugën/spatulën në krem dhe nxirreni sipër. Kaloni gishtin përmes spatulës në mes. Nëse kremi qëndron i ndarë, kjo do të thotë që kremi është gati për hapin e rradhës.

*Nëse doni të jeni akoma më të sigurt për gatimin e kremit: Gatuajeni masën në banjomari. Kjo mënyrë do të shmangë maksimalisht mundesitë që e verdha e vezës të gatuhet.

Versioni Profesional:

Në një tenxhere shtoni qumështin dhe ajkën dhe kalojeni në zierje të lehtë.

Shtini një garuzhde nga qumështi në masën me të verdhat e vezëve të rrahura ndërkohë që e përzieni masën me një rrahëse dore pa ndërprerje.

*Është e rëndësishme që të mos ndaloni së përzieri në të kundërt veza do të gatuhet duke prishur bazën e akullores.

Kalojeni masën në tenxhere me pjesën tjetër të qumështit dhe gatuajini deri sa të arrini rezultatin final (lexo më sipër).

 

Kalojeni masën e përgatitur me një sitë të imët në një tas të pastër, për t’u siguruar nëse ka pasur ndonjë veze të prerë (nëse ka kaluar në zierje gjatë gatimit)

Shtoni çokollatën e copëtuar dhe përzieni deri sa ajo të jetë tretur plotësisht.

Vendosni qese celofoni duke prekur sipërfaqen e masës në mënyrë që të mos krijohet cipë gjatë ftohjes.

Lëreni tasin mënjanë sa të vaket kremi e më pas kalojeni në frigorifer për 6-8 orë ose përgjatë natës.

Mbas 6-8 orëve ose të nesërmen, nxirreni masën nga frigoriferi dhe përzieni me një spatul.

*Kremi do të jetë goxha i trashë, si një puding çokollate (kjo do ta bëjë akulloren kremoze dhe t’i japë një teksturë më të shkrifët).

Ndizni makinën e akullores dhe vendoseni masën e krijuar brenda.

Lëreni akulloren të bëhet sipas instruksioneve të makinës suaj.

Më pas zhvendoseni akulloren në një enë dhe lëreni në ngrirje për të paktën 2-3 orë para se ta shërbeni.

Processed with VSCO with se3 preset

Processed with VSCO with se3 preset

Processed with VSCO with se3 preset

Processed with VSCO with se3 preset

Fotografitë nga Eranda Janku