Jam shumë e entuziazmuar të ndaj me ju këtë artikull i cili tregon, e për më tepër ju orienton, drejt ideve të ndryshme interesante se çfare t’i dhuroni personit të zemrës këtë Shën Valentin.

Para se të vazhdoj më tej më duhet t’ju rrëfej që opinioni im për këtë festë ka ndryshuar. Nga skepticizmi i prerë (pse duhet të kalojmë në ‘shtirje” që e dashurojmë tmerrësisht njëri tjetrin në një ditë kur këtë duhet ta tregojmë çdo ditë me vepra dhe jo një ditë me dhurata), kam kaluar në mendimin se është në rregull të festosh një ditë e cila i dedikohet dashurisë. Fundja ashtu sikurse festojmë çdo festë tjetër përgjatë vitit. Por ende mbaj qëndrim kur them që dashuria nuk tregohet vetëm në një ditë, por në të 365/6 ditët e vitit.

Nga moria e ideve, mendova të ndaj me ju më së shumti disa propozime dhuratash të cilat mund t’i gjeni lehtësisht në tregun tonë dhe çfarë është më e bukura, këto produkte janë të prodhuara në Shqipëri. Mendoj se është shumë e rëndësishme që përpara se t’i drejtohemi tregut të huaj, të shohim se çfarë na rrethon. Por këtë që sapo thashë e kam arritur vetëm falë dëshirës dhe kuriozitetit për të thyer barrierat e mia personale. Duke qenë një njeri skeptik ndaj prodhimit vendas në fusha të ndryshme (si ai i këmishave, kozmetikës etj), jam munduar të provoj këto produkte e më pas të shihja nëse gjykimi im ishte i drejtë apo jo. Më duhet të pranoj që në mjaft raste (futur këtu bizneset që do ju flas më poshtë) pas blerjes sime të parë, mendimi im ka ndryshuar rrënjësisht dhe jo vetëm që jam kthyer në një konsumatore të rregullt, por kam shtyrë dhe miqtë apo të njohurit e mi t’i provojnë. Ky vit që na la pas ka qenë një vit i mbushur plot me njohje të reja të cilat më kanë sjelle gëzim, frymëzim e për më tepër një tjetër këndvështrim dhe vlerësim për punën vendase.

Pa humbur kohë dua t’ju rrëfej 5 ide dhuratash për njeriun tuaj të zemrës :

 

Kur vjen puna tek zgjedhja e një dhurate për një mashkull, këmisha nuk ju lë kurrë në baltë. Mjafton të zgjidhni cilësinë e duhur (është tejet e rëndesishme cilësia dhe materiali në një këmishë), të njihni shijen e personit në krah dhe kjo dhuratë do të jetë shumë më tepër se thjesht një veshje për t’u ndërruar në përditshmëri. Sot dua t’ju prezantoj me një biznes shqiptar, i cili më ka ndryshuar rrënjësisht mendimin për prodhimin e këmishave në vendin tonë. Dhe nëse kjo nuk ju bind atëherë lërmëni t’ju them që këto këmisha eksportohen dhe tregtohen në Itali. Kështu që pse të blini një produkt në vendin fqinj të prodhuar në Shqipëri kur mund ta merrni atë direkt nga fabrika këtu?! CRIST Linea Uomo është një brand i krijuar që prej vitit 1999 në Tiranë. Njihet për këmishat “su misura”(me porosi) tepër cilësore për meshkuj dhe femra. Gjithashtu në dyqanin e tyre gjeni dhe produkte të brand-it Italian “Pal Zileri”.

CLUM1

  • Organizojeni ju ditën tuaj së bashku

Shpesh herë ndodh të jenë meshkujt ata që planifikojnë se ku do të darkohet dhe çfarë planesh do të vijnë më pas. Si mendoni sikur këtë Shën Valentin t’ia lehtësoni pak punën? Vendoseni ju se si do jetë e organizuar koha juaj e lirë në dispozicion të njëri-tjetrit. Mund të rezervoni paraprakisht në restorantin e më pas lokalin ku mund të kaloni për një pije. Zgjidhni një vend i cili lidhet ngushtë me historinë tuaj ose thjesht një vend të cilin ai e pëlqen. Nëse doni t’i bëni gjërat pak më pikante dhe emocionuese atëherë dërgoini një sms ose më mirë akoma një pusulle në punë që në mëngjes duke i cilësuar që rregullat e lojës për atë ditë i vendosni ju. Lëreni të presë një tjetër sms/pusullë e cila do tregojë hapin e rradhës e kështu deri sa të takoheni. Mund t’i zgjidhni veshjen që do të veshë gjatë darkës (kështu zgjidhni dhe problemin e të kombinuarit së bashku haha) dhe t’ia bëni gati në shtëpi dhe në momentin që ai të kthehet, të lexojë hapin e rradhës që i tregon se çfarë duhet të bëjë. E gjithë kjo lojë bëhet emocionuese për secilën palë dhe tejet argëtuese kur të takoheni me njëri-tjetrin. Ashtu sikuse meshkujt pëlqejnë të përkëdhelin femrën e tyre, pëlqejnë akoma më shumë të përkëdhelen dhe të ndihen të veçantë.

 

Të shprehurit të ndjenjave me fjalë është gjithmonë më e lehtë për femrën, ndoshta si pasojë e natyrës së saj. Këtë herë 1 Fjongo Për Ty vjen me një ide shumë të veçantë dhe ku gjithsecili e gjen veten. Alfabeti i Dashurisë është një bllok i bërë në mënyrë artizanale nga 1 Fjongo Për Ty në të cilin ju mund ti shkruani personit tuaj të zemrës kujtime, rrëfime apo shaka mes jush të cilat lidhen me gërmat e alfabetit. Gjithashtu mund ta shoqëroni me foto tuajat duke e kthyer kështu në një thesar kujtimesh dhe një dhurate tejet të çmuar për të dy.

*Nëse nuk e njihni ende 1 Fjongo Për Ty klikoni KËTU.

FPT1 FPT2

  • Vetëm ju të dy, larg zhurmave dhe stresit të përditshëm

Mund të jetë luks për shumë, por provojeni ta bëni realitet dhe nuk do të zhgënjeheni. Merreni ditën pushim të dy bashkë dhe shpenzojeni atë ashtu si ju të dëshironi. Një ide e mirë mund të jetë të qëndroni në shtëpi përgjatë gjithë ditës, të fikni celularët (ose të mos iu përgjigjeni) dhe të shijoni qetësinë dhe kohën me njëri-tjetrin. Mëngjesi në krevat; gatuajini mëngjesin e tij të preferuar. Ose mund të organizoni një udhëtim të shkurtër larg problemeve dhe punëve të përditshme. Mund të jetë ose jo surprizë, rëndësi ka të qëndroni me njëri tjetrin.

 

Kur flitet për aksesorët mashkullorë, duhet të jeni shumë të matura dhe të gjeni diçka vërtet të goditur. Në të kundërt do të vlerësohet si dhuratë, por nuk do të jetë mendimi i tij i parë për ta vendosur. Ajo ç’ka më pëlqen më së shumti tek Ariana Nila Jewelry është thjeshtësia dhe finesa e punimit. Gjithashtu pothuaj të gjitha punët e saj janë të personalizuara duke e bërë kështu çdo prodhim unik dhe të ndryshëm nga njëri tjetri. Ariana punon me argjend (kodin e famshëm “925”), duke qenë se është një material i butë dhe si stoli nuk e humb kurrë vlerën. Ajo çfarë unë ju sugjeroj për këtë Shën Valentin është një varëse çelësash apo butona për këmishën. Kështu mund t’i blini dhe një këmishë për butona tek CRIST Linea Uomo dhe i bëni një dhuratë dyshe vërtet të gjetur. Të dyja këto alternativa mund t’i personalizoni me inicialet tuaja apo vetëm të personit në krah, ose qoftë me një kujtim të vyer mes jush. Kështu kjo dhuratë do të jetë jo vetëm mjaftueshëm mashkullore për t’u vënë në çdo rast, por dhe shumë domethënëse.

Processed with VSCO with g3 preset

Processed with VSCO with g3 preset

 

Fotografitë nga Eranda Janku