Jam shumë e entuziazmuar të ndaj me ju këtë artikull i cili tregon, e për më tepër ju orienton, drejt ideve të ndryshme interesante se çfare t’i dhuroni personit të zemrës këtë Shën Valentin.

Para se të vazhdoj më tej më duhet t’ju rrëfej që opinioni im për këtë festë ka ndryshuar. Nga skepticizmi i prerë (pse duhet të kalojmë në ‘shtirje” që e dashurojmë tmerrësisht njëri tjetrin në një ditë kur këtë duhet ta tregojmë çdo ditë me vepra dhe jo një ditë me dhurata), kam kaluar në mendimin se është në rregull të festosh një ditë e cila i dedikohet dashurisë. Fundja ashtu sikurse festojmë çdo festë tjetër përgjatë vitit. Por ende mbaj qëndrim kur them që dashuria nuk tregohet vetëm në një ditë, por në të 365/6 ditët e vitit.

Nga moria e ideve, mendova të ndaj me ju më së shumti disa propozime dhuratash të cilat mund t’i gjeni lehtësisht në tregun tonë dhe çfarë është më e bukura, këto produkte janë të prodhuara në Shqipëri. Mendoj se është shumë e rëndësishme që përpara se t’i drejtohemi tregut të huaj, të shohim se çfarë na rrethon. Por këtë që sapo thashë e kam arritur vetëm falë dëshirës dhe kuriozitetit për të thyer barrierat e mia personale. Duke qenë një njeri skeptik ndaj prodhimit vendas në fusha të ndryshme (si ai i këmishave, kozmetikës etj), jam munduar të provoj këto produkte e më pas të shihja nëse gjykimi im ishte i drejtë apo jo. Më duhet të pranoj që në mjaft raste (futur këtu bizneset që do ju flas më poshtë) pas blerjes sime të parë, mendimi im ka ndryshuar rrënjësisht dhe jo vetëm që jam kthyer në një konsumatore të rregullt, por kam shtyrë dhe miqtë apo të njohurit e mi t’i provojnë. Ky vit që na la pas ka qenë një vit i mbushur plot me njohje të reja të cilat më kanë sjelle gëzim, frymëzim e për më tepër një tjetër këndvështrim dhe vlerësim për punën vendase.

Pa humbur kohë dua t’ju rrëfej 5 ide dhuratash për njeriun tuaj të zemrës :

 

Të dhuruarit një veshje tek një femër është sa e lehtë dhe e vështirë. Tendencat ndryshojnë; një palë pantallona apo bluzë nuk vishet kurrë më shumë se një herë në javë dhe kështu puna nis dhe vështirësohet. Kur bie fjala tek të blerit një këmishë për një femër gjërat ndërlikohen dhe më tej. Duke qenë një veshje e cila mendohet të vishet për disa orë duke u kthyer shpesh në shumë orë materiali është kriteri i parë të cilin duhet të shohim. Nuk ka asgjë më të sikletshme se një këmishë e cila rrudhoset kollaj (dhe ti ndihesh sikur ke dalë me të të pahekurosur nga shtëpia) apo falë materialit jo cilësor mban aromë jo të këndshme (dhe ti fillon të djersitësh nga sikleti). CRIST Linea Uomo është një brand i krijuar që prej vitit 1999 në Tiranë. Njihet për këmishat “su misura”(me porosi) tepër cilësore për meshkuj dhe femra. Materiali është i garantuar dhe ajo që po ju rrëfej nga moria e këmishave të tyre në garderobën time; shumëllojshmëria e ngjyrave dhe modeleve nuk do t’ju lënë kurrë të mërziteni.

CLUF2 CLUF1

  • Detajet bëjnë diferencën, nuk e kanë thënë kot!

Të gjithë e dimë që femrat e dashurojnë ndjesinë e të ndjerit e veçantë dhe e përkëdhelur. Kështu që këshilla ime për ju është kjo: organizojani ju kohën e saj të lirë. Pas aktivitetit të pashmangshëm siç është puna, meqë këtë vit Shën Valentini i bie ditë jave, bëjini dhuratë një masazh apo trajtim fytyre tek estetistja e saj. Më pas çojeni tek parukjerja ku ajo i beson kurimin e imazhit dhe në fund qershia mbi tortë, zgjidhjani ju veshjen me të cilën do të dali me ju në darkë. Mund t’ju duket shumë ose tepër e ngatërruar, por kjo do ta bëjë atë t’ju dashurojë akoma dhe më tepër. Detajet se ku ajo shkon (nëse nuk jeni natyrë e vëmendshme) jua zgjidh mikja e saj e ngushtë. Mjafton që kjo të jetë mes jush. Sa për veshjen dhe restorantin ku do të kaloni mbrëmjen kam besimin e plotë se nuk do të gaboni. Në fund të fundit ju e dini më mirë se kushdo se çfarë asaj i shkon dhe i rri bukur, e se ku ajo do të argëtohej më së shumti.

 

Bees and Trees Bio-Cosmetics është një brand i ri Shqiptar që sjell më afër së kurrë produkte kozmetike vërtetë cilësore dhe me përbërje natyrale. Pasi u binda dhe vetë (perpos shumë fjalëve të mira të miqve dhe ndjekësve të mi) që këto produkte ia vlejnë mund t’jua sugjeroj me plot gojë si një dhuratë të mirë menduar për Shën Valentin. Ajo që e bën këtë zgjedhje të duhurën për personin në krah është se vetë Rona, vajza që e ka themeluar këtë biznes është e disponueshme për t’ju këshilluar dhe ndihmuar të zgjidhni produktet e duhura sipas lëkurës dhe për të marrë informacionin e nevojshëm direkt nga burimi parësor. Ajo për këtë Shën Valntin ofron 2 paketa. Pakoja e parë përmban setin e plotë të përkujdesjes së lekurës, që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Të gjitha produktet e nevojshme, përfshirë pastruesin e fytyrës, tonikun, kremin hidratues të ditës, kremin hidratues të natës, kremin për zonën rreth syve dhe serumin të cilat janë të paketuara në një kuti handmade. Detajet e zbukurimit janë shumë të veçanta, me trëndafila afrikan, fjongo dhe një përkushtim shumë të goditur: “Të dua natyrshëm”. Në të njëjtën formë, por me ngjyra të tjera është e kombinuar dhe pakoja më e vogël e cila përmban tre produkte esenciale të përkujdesit të lëkurës; kremin hidratues të ditës, pastruesin e fytyrës dhe tonikun. Të gjitha produktet janë me përbërje natyrale dhe kombinimi bëhet i personalizuar sipas llojit të lëkurës.

Processed with VSCO with g3 preset

Processed with VSCO with g3 preset

  • Vetëm ju të dy, larg zhurmave dhe stresit të përditshëm

Mund të jetë luks për shumë, por provojeni ta bëni realitet dhe nuk do të zhgënjeheni. Merreni ditën pushim të dy bashkë dhe shpenzojeni atë ashtu si ju të dëshironi. Një ide e mirë mund të jetë të qëndroni në shtëpi përgjatë gjithë ditës, të fikni celularët (ose të mos iu përgjigjeni) dhe të shijoni qetësinë dhe kohën me njëri-tjetrin. Mëngjesi në krevat (gjeje se kush do të gatuajë haha, popo ju do ta bëni). Ose mund të organizoni një udhëtim të shkurtër larg problemeve dhe punëve të përditshme. Mund të jetë ose jo surprizë, rëndësi ka të qëndroni me njëri tjetrin.

 

Aksesorët femëror janë një nga idetë fillestare që një mashkulli i vjen në mendje kur bëhet fjalë për një dhuratë personit të tij në krahë. Por ashtu sikundër një dhuratë shumë e lehtë për t’u gjendur aq dhe e koklavitur për të bërë zgjedhjen e duhur. Shpesh aksesorët femëror kanë probleme me nxirjen e tyre, lënien njollë nëpër trup dhe kështu kjo dhuratë do jetë shumë pak jetësore. Nëse jeni tek thjeshtësia dhe detajet fine Ariana Nila Jewelry është zgjedhja e duhur. Ariana punon me argjend (kodin e famshëm “925”), duke qenë se ështe një material i butë dhe si stoli nuk e humb kurrë vlerën. Ajo çfarë unë ju sugjeroj për këtë Shën Valentin është një varëse apo byzylyk i personalizuar. Kështu ajo do të mbajë me vete jo vetëm një aksesor që është i domosdoshëm për një femër, por dhe një pjesë tuajën e një kujtim tejet të vyer mes jush.

Processed with VSCO with g3 preset

Processed with VSCO with g3 preset

 

Fotografitë nga Eranda Janku